E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkon në 49 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir, 896 të plagosur

Thellohet bilanci i jetëve të humbura si pasojë e tërmetit në qytetin e Izmirit. Mediat turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 49 numri i viktimave dhe 896 i të plagosururve. Ndërkohë vijojnë kërkimet nën rrënoja.  “Kemi 243 pacientë në spitalet tona në vëzhgim. Mund të them se gjendja e 3 prej tyre është e rëndë. 15 pacientë i janë nënshtruar operacionit deri më tani. Nuk ka ndonjë gjendje serioze në mesin e pacientëve tanë që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrje ” tha Ministri turk i Shëndetësisë.

Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten e 30 tetorit Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit. Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.

Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Në ishullin Samos humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›