Liverpool, Klopp: Në Premier duhen pesë zëvendësime

Gjatë një interviste për Guardian, trajneri i Liverpool, Jurgen Klop ka folur për faktin që në Premier League nuk lejohen pesë zëvendësime port re. “Duhet të kemi dhe ne pesë zëvendësime, jo tre. Por nuk mendoj se është e mundur për shkak të sistemit. Padyshim që nuk të ndihmon kur ka dëmtime. Për mua, është një mungesë lidershipi nga ana e Richard Masters(CEO I Premier League). Asnjë nga shtatë klubet kryesore nuk ka kërkuar një avantazh. Thjesht e dinim, sepse e njohim programin tonë, që do të ishte tepër i vështirë. Për të parë ndeshje më të mira në fundjavë në Premier League, pesë zëvendësime do të ndihmonin shumë. Besoj se duhet ta mendojmë përsëri”.