E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy:Masa më të ashpra financiare

Në prag të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, presidenti Nikolas Sarkozy ka deklaruar se ai mund të vendosë më shumë rregulla tregëtare për vendet e Bashkimit Europian. Në një intervistë për mendiat franceze Sarkozy tha se do të ketë një proteksionizmin tregtar në Evropë dhe kontrollet kufitare të forta, duke theksuar se ai mund të mbajë një qëndrim më të fortë se ai i Charles de Gaulle në vitin 1965.

Në të njëjtën kohë ai kujtoi edhe një tërheqjen e francës nga zona e Shengenit e cila përfshin 25 vendet e BE, nëse nuk forcohen kontrollet kufiritare. Sarkozy tha se do të kërkojë një një angazhim më të fortë për t`iu dhënë prioritet kompanive franceze në Evropë. Përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, ku Sarkozy në sondazhe është favorit ndaj kandidatit socialist Fransua Holande, Sarkozi e ka bërë të djathtën të shpërthejë në sulmet ndaj konkurrencës nga jashtë Europës të bazuar në premtimin e kostove të ulëta dhe një politikë më të ashpër mbi emigracionin.

"Të gjitha tregjet për mallra publike në kontinentin tonë është hapur që nga viti 1994. Në Japoni, i vetmi treg i hapur është ajo e ujit. Në Kinë nuk ekziston një treg i hapur" tha Sarkozi. “Gjithnjë e më shumë duhet të tregojmë masat e reciprocitetit, në të kundërt kontratat franceze do të jepen vetëm për firmat që në Evropë” deklaroi presidenti francez. Por për zyrtarët evropianë shpresojnë se qëndrimi i Sarkozy të jetë thjesht retorikë zgjedhore pasi do të kishte ndikim në ekonomine europiane.
Sa i përket kërcënimit të largimit nga zona e Shengenit, Sarkozy tha se përveç bujarisë së Francës duhet që masat për kontrollet më të ashpëra kufitare duhet të zbatohen në praktikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›