E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon për gjueti, gjen vdekjen 50-vjeçari

Skraprar-Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në një pyll të Skraparit. Sipas policisë viktima është shtetasi, Feti Hallka, trupi i të cilit është gjetur nga disa barinj që kanë qenë duke lëvizur në ato anë.

“Trupi është gjetur në pyllin e fshatit Shtëmpanj, komuna Gjerps e rrethit të Skraparit, vend ku viktima kishte shkuar për gjueti”- thonë burimet e policisë, duke shtuar se së bashku me të ka qenë edhe një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Pasi është njoftuar nga barinjtë, një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë këqyrjen e kufomës. Hetimet e para tregojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes me armë zjarri.

Pistat në të cilat u përqendruan hetimet janë një vrasje aksidentale, ose një vrasje e qëllimshme, por sipas burimeve nga grupi hetimor është ende herët për të dhënë një përgjigje të saktë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›