Tiranë, arrestohet për trafik droge 44-vjeçari
Tiranë- Pas 5 muajsh në kërkim, policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shtetasi Artur Doka, 44-vjeç, lindur e banues në Elbasan është ndaluar sot nga blutë e kryeqytetit, pas informacioneve të mblehdura në rrugë operative për vendndodhjen e tij.
“Për këtë shtetas Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë, arrest me burg, sepse akuzohet për veprat penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’ në bashkëpunim si dhe të ‘Prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope”-thanë burimet e policisë.
Të njëjtat burime kanë sqaruar se ky shtetas u kap, falë grumbullimit të saktë informacioneve mbi vendodhjen e tij, pasi ishte shpallur person në kërkim rreth 5 muaj më parë. “Sot u ekzekutua vendimi i Gjykatës për këtë shtetas”.