Lushnjë, dhunohet kryeinspektori i ndërtimores
Lushnje- Kryeinspektori ndërtimor në bashkinë e Lushnjes është goditur teksa ka qenë duke dalë nga puna. Sipas policisë, Josif Ndrio kishte mbaruar punën dhe ishte nisur për në shtëpi, kur është goditur në sy të shumë dëshmitarëve.
Të njëjtat burime sqarojnë se pasi e kanë goditur, agresorët e kanë kërcënuar edhe me jetë. Një nga dëshmitarët, që ka parë ngjarjen ka njoftuar policinë, e cila mbërriti në vendin engjarjes dhe mori në pyetje të dhunuarin.
Sipas policisë, ai ka dëshmuar se goditjen e ka pasur për shkak të detyrës, duke qenë në krye të inspekortiatit të ndërtimores në këtë qytet ka konflikte me persona të ndryshëm.
Dhunuesit ende nuk janë vënë në pranga, por sipas policisë ata janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.