Shkozet, grabitet e i pritet veshinjë taksisti, grabitësi në kërkim
DURRËS – Një takstit i quajtur Isa Xhema është rrëmbyer pasditen e sotme dhe i është prerë veshi brenda një banese në Shkozet të Durrësit. Autori i rrëmbimit dhe dhunës është Sabri Veterniku, një person me precedent penalë për vjedhje, që ka fare pak kohë që ka dalë nga burgu i Elbasanit.
Veterniku ka hipur në taksi, me pretenkstin se do të merrte gjyshen e sëmurë në shtëpi. Pasi ka shkuar në katin e dytë të apartamentit të tij në Shkozet, ai e ka lidhur taksistin, e ka grabitur dhe dhunuar dhe pasi ka mbyllur derën, është larguar me gjithë makinën taksi.
Taksisti ka rritur të zgjidhet dhe ka thirrur për ndihmë komshinjtë. Pasi ka shpërthyer derën, ai ka njoftuar policinë dhe I është drejtuar spitalit, për ndihmë mjekësore, pas prerjes së veshit.
Tashmë, policia po kërkon autorin, që pasi kreu aktet e mësipërme, është larguar me makinën e vjedhur.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)