E Diel, 1 Nëntor 2026

Bangladesh, 300 të vdekur nga shembja e një ndërtese

SAVAR- Të paktën 300 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1 000 të tjerë janë plagosur në Bangladesh nga shembja e një ndërtese tetëkatëshe, ku ndodheshin gjithashtu disa dyqane, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Sipas ministrit të Brendshëm, Muhiuddin Khan, ndërtesa ishte e paligjshme.
"Të paktën 300 persona humbën jetën", theksuan burimet zyrtare vendase.
"Ndërkohë, rreth 1 000 të tjerë janë shtruar në spital", shtuan burimet.
Ndërtesa e mbiquajtur "Rana Plaza" u shemb rreth orës 03:00 GMT të së mërkurës në Savar.

(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›