Shkreli: Parking publik pas Pallatit të Kulturës
23/04/2010 Arkitekti konfirmon qëndrimin se ngritja e parkingut nuk është pjesë e planit belg
Ndonëse kontestohet nga qeveria, Bashkia e Tiranës vijon punimet në sheshin “Skënderbej”
Projekti i punimeve për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej” do të pasohet me ngritjen e një parkingu të madh publik, vendndodhja e të cilit do të jetë prapa Pallatit të Kulturës. Arkitekti, si dhe përkrahësi i planit belg për rikonstruksionin e sheshit, Artan Shkreli, ka rikonfirmuar gjatë ditës së djeshme qëndrimin se mbrapa Pallatit të Kulturës në Tiranë do të ndërtohet një parking publik. Sipas tij, ky parking nuk do të ketë të bëjë me aktivitetin e objekteve private që janë përreth kësaj zone, por do të jetë tërësisht në funksion të qytetarëve, të cilët pas përfundimit të punimeve do të lëvizin nëpër shesh pa makinat e tyre. “Ajo që kisha theksuar unë lidhur me parkingje publike mbrapa Pallatit të Kulturës nuk ka të bëjë me objektet private që ndodhen aty, por ka të bëjë me atë hapësirë shumë të madhe që do rezervohet për parking të hapur për publikun, i cili do të jetë shumëkatësh. Problemi është që natyra e aktiviteteve që do të zhvillohen mbrapa Pallatit të Kulturës, përveç të tjerave parashikon edhe salla kongresesh, të cilat janë shumë periodike në përdorimin e tyre”, ka deklaruar Shkreli. Megjithatë, arkitekti ka pohuar faktin se punimet për realizimin e këtij parkingu nuk i përkasin projektit belg, që po zbatohet aktualisht për rikonstruksionin e sheshit. Sipas tij, do të jenë diskutimet e mëtejshme në organet përgjegjëse për të vendosur përfundimisht ngritjen e parkingut. Plani belg nuk ka lidhje me pjesën mbrapa Pallatit të Kulturës. Ngelet i hapur diskutimi. Do të dëshiroja që ky interesim i medies të ishte i vazhdueshëm edhe kur të bëhej konkursi ndërkombëtar për hapësirën mbrapa Pallatit të Kulturës, ku do të detajohen jo vetëm objektet që ndërtohen, por edhe katet edhe numri i parkingjeve”, ka theksuar më tej Shkreli. Dy ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar provën e parë për bllokimin e qarkullimit të lëvizjes në rrugët që të çojnë në hyrje të sheshit, e cila ka rezultuar tepër problematike. Kjo, pasi kaosi dhe trafiku kanë bllokuar për disa orë me radhë kryeqytetasit për të vajtur në destinacionet e tyre. Përkundrejt gjendjes së krijuar, kryebashkiaku Rama u ka kërkuar qytetarëve që të tregohen të durueshëm, teksa u ka deklaruar se këto bllokime do të jenë graduale. Për këtë është pohuar se do të ndryshojnë drejtimet e lëvizjes në disa rrugë, të cilat do të bëhen sërish dykalimëshe, si dhe duke hapur dhe urën e re që lidh pallatet “Agimi” me ato “Shallvare”. Megjithatë, edhe kjo nuk pritet t’i japë zgjidhje të plotë trafikut. Sipas Ramës, problemi do të merrte zgjidhje, nëse realizohen punimet për mbylljen e unazës së vogël, ku Qeveria duhet të ndërhyjë me realizimin e shpronësimeve tek “INSIG”. Njëkohësisht është kërkuar edhe nisja e punës për unazën e madhe, pasi në mungesë të saj sot të gjitha makinat që do të duhet të kalojnë përmes Tiranës, për të shkuar përsëri jashtë saj, janë të detyruara të kalojnë nga kjo hapësirë.