Banda e Durrësit, Lul Berisha mbrohet në gjyq nga shoku i vjetër
23/04/2010 Dy dëshmitarët rrëfejnë momentin e atentatit, kur u vra Dritan Sollaku në vitin 1998
TIRANË- Maratona e stërzgjatur kundër 17 të pandehurve që akuzohen për krime në emër të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, kishte dje të pranishëm në seancë dy dëshmitarë, të plagosur në momentin kur është qëlluar mbi Dritan Sollakun. Akuza solli për të parën herë Agim Rexhepagaj dhe Ilir Nelaj, dy qytetarë nga Durrësi, që në vitin 1998 kanë qenë shokë me Dritan Sollakun dhe njëkohësisht me Lulzim Berishën. Por emrat e tyre ishin të panjohur për mbrojtjen, e cila kërkoi sqarime për mungesën e procesverbaleve të pyetjeve të marra menjëherë pas ngjarjes në vitin 1998. Nga ana e tij Anton Martini, prokurori i çështjes sqaroi se Agim Rexhepagaj nuk ka pranuar të merret në pyetje pas ngjarjes dhe për këtë nuk ka as procesverbal. Dy dëshmitarët fatkeqësisht, qëlluan aty kur nga një makinë, të cilën nuk mundën ta identifikonin, dy persona zbrazën automatikët për të vrarë Dritan Sollakun.
Dy dëshmitë
“Edhe pse ne u plagosëm, më pas mësuam se shënjestra ka qenë Dritan Sollaku dhe jo ne”, tha Agim Rexhepagaj. Plumbat e nisur për të, nuk kursyen edhe Agim Rexhepagaj dhe Ilir Nelaj. I pari ishte shok i vjetër me Lulzim Berishën dhe nuk e besonte që në një mbrëmje të tetorit 1998, datën nuk e mbante mend, ai të ishte në makinën që kreu krimin dhe u largua duke shfrytëzuar errësirën dhe kohën e keqe në drejtim të muzeut të Durrësit. “Unë jam nga Durrësi dhe në vitin 1998 kam qenë i papunë. Ishte tetor, ora 19.00 e mbrëmjes. Unë së bashku me Ilir Nelaj, Erald Bajramaj dhe Dritan Sollakun po pinim nga një birrë në një lokal në afërsi të shkollës “17 Nëntori”. Në një moment dolëm jashtë për të parë një palë këpucë që i kishte një shoku jonë tek makina. Sapo dolëm u afruam te makina dhe unë isha përballë rrugës duke hapur bagazhin, ndërsa Iliri dhe Dritani me kurriz. Pashë që u afrua një makinë rreth 50 cm dhe personi që ishte në sedijlen e parë si pasagjer qëlloi me automatik. Plumbat kapën Tanin, Ilirin dhe mua. Unë u plagosa në fshikëzën e urinës, ndërsa Tani mbeti i vrarë e Iliri në Kurriz. Na dërguan në spital pas ngjarjes. Mbaj mend që në makinë ishin tre persona, por nuk i njoha. Më pas kam dëgjuar nëpër kafe se na ka qëlluar një person me emrin Pëllumb, të cilin nuk e identifikoi dot më tepër”, tha Agim Rexhepagaj. Dëshmia e tij u kundërshtua në disa pjesë nga Prokuroria. Sipas Anton Martinit, dëshmitari më datë 9 maj 2006 është shprehur se “Personat që ishin në makinë kishin flokë të gjatë që m’u dukën si paruke”. Rexhepagaj tha se me Lulzim Berishën njiheshin mirë dhe nuk besonte se ai ndodhej atë natë në makinën që qëlloi mbi ta. Ndërsa shtoi se nuk ka pasur dijeni nëse marrëdhëniet mes Berishës dhe Sollakut kanë qenë të mira. Sipas tij, viktima ka qenë për një kohë të gjatë në Itali dhe ata njiheshin vetëm si çuna lagje. Edhe Ilir Nelaj i tha gjykatës të njëjtat gjëra për ngjarjen ku mbeti i plagosur. Megjithëse mori një plumb në kurriz, ai ende nuk e ka mësuar se kush qëlloi. Tha se ka qenë me kurriz dhe nuk pa asgjë.
Erald Bajrami: Nuk pashë gjë, isha në lokal
Erald Bajramaj tha se “Dritan Sallakun e kam pasur shok. Atë ditë dëgjuam krisma. Unë nuk kam lëvizur, kam qenë në lokal. Pas disa sekondash pamë të shtrirë Agim Rexhepagaj, Ilir Nelën dhe Dritanin. Dritani kishte vdekur dy të tjerët i çuam në spital. Të plagosurit ndodheshin afër bagazhit të makinës sime. Shkova në shtëpinë e tij atë natë dhe qëndrova 30 minuta. Eduart Ongarin, Erjon Lamen dhe Marsel Sotirin i njoh si banorë të Durrësit. Erjon Lamen e kam takuar, ka ardhur me një person tjetër. Erjoni ka kushëri Ilir Nelën. M’u kërkua nga vëllai i Dritanit të merrja të fejuarën e tij në palestër. Unë refuzova. Të nesërmen mësova se e dashura e Dritanit kishte vdekur, ishte vetëvrarë”.