E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrihen degët e Aleancës Kuqezi në Fier, Mallakastër dhe Vorë, bashkohen me të majtën

aleanca4Dega e Aleancës Kuqezi në Fier është shkrirë. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shekulli, që shkruan se kryetari i AK, Pandeli Tole, është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kurse grupi tjetër i drejtuesve të kësaj partie janë bashkuar me Partinë Socialiste.

Kurse Vizion Plus bën me dije shkrirjen e degëve të AK në Vorë dhe Mallakastër. Kreu i degës së AK në Vorë, i ndjekur nga 100 aktiviste të tjerë, i është bashkuar Partisë Socialiste.

Arben Marku deklaroi se anëtarësia është e zhgënjyer nga qëndrimi i liderit Spahiu, që sipas tij, tradhtoi kauzën për të cilin u krijua dhe luftoi.

Një dite më parë edhe kryesia e Aleancës Kuqezi në Mallakastër deklaroi shkrirjen.

Të larguarit sqaruan se shkak i lëvizjes së tyre, ishte mospërfshirja e AK në koalicionin e majtë parazgjedhor./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›