E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovrasti: Ngjarja e djeshme nuk ishte mbledhje e këshillit bashkiak por grumbullim i paligjshëm

Ish kryetari i këshillit bashkiak, Njazi Kosovrasti, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për medita në lidhje me incidentin e ditës së djeshme, ku këshilltarët e majtë në një mbledhje të zhvilluar në paradhomën e këshillit bashkiak e kanë shkarkuar me 31 vota dhe në vend të tij kanë votëbesuar Aldrin Dalipin.

Kosovrasti e quajti këtë vendimmarrje si të paligjshme, si një ngjarja mjaft të shëmtuar, që në vlerësimin juridik ka vetëm një emër: Grumbullim ipaligjshëm i qytetarëve.

Ajo nuk ishte një mbledhje e këshillit bashkiak por një grumbullim i paligjshën i qytetarëve. Nuk është një vendim por një deklaratë e këshilltarëve që janë mbledhur atje ditën e djeshme. Pra në të dy vlerësimet nuk ishte as mbledhje e këshillit bashkiak as vendim por një deklarim i vullnetit të tyre, u shpreh Kosovrasti.

Në lidhje me pyetjen e bërë nga gazetarët në lidhje me kërkesën e anëtarëve të këshillit bashkiak për tu mbledhur dhe për të marrë këtë vendim, dhe nëse ishte në dijeni të kësaj kërkese apo jo, Njazi Kosovrasti nuk dha një përgjigje duke thënë se për këtë çështje do të bisedojë në një moment tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›