FOTO LAJM/ Bleona Qereti, nga mbështetja për Pezën, tek ulërimat për Berishën
Është një periudhë e artë kjo e fushatës zgjedhore për këngëtarët në Shqipëri. Mund të këndojnë në dhjetëra koncerte dhe të marrin një dorë të mirë parash. Nuk ka rëndësi a janë të majtë apo të djathtë.
Kështu ka ndodhur edhe me Bleona Qeretin që ka lënë Amerikën dhe është shfaqur në Tiranë për të kënduar për fushatë. Të premten u shfaq e entuziazmuar në Pallatin e Kongresit, ku e quajti Berishën hero të kombit.
Por dy ditë më parë ajo ishte në krah të kandidatit socialist për Peqinin, Alfred Peza.
Bleona këndoi përpara banorëve të Peqinit me rastin e festës së 1 majit./ep



