E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrihen një sërë drejtorish në selinë qeveritare. Rama propozon ish-këshilltarin e Topit në Byronë e Hetimit

ramaShumë prej punonjësve të administratës aktuale, që punojnë në selinë e kryeministrisë, rrezikojnë vendin e punës për shkak se kreu i ri i ekzekutivit, Edi Rama do të shkrijë një sërë drejtorish në selinë qeveritare.

Artur Metani, me profesion jurist dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Alfred Moisiu dhe Bamir Topit, do të drejtojë tre drejtori në një të vetme, apo atë që është paralajmëruar nga Rama si Byroja Kombëtare e Hetimit.

Drejtoritë që do të shkrihen janë ato të: bashkërendimit të strategjive dhe koordinimit të ndihmës së huaj, që është drejtuar nga Valbona Kuko dhe ka në organikë 7 punonjës. Burime pranë kryeministrisë bëjnë të ditur se do të shkrihet edhe drejtoria e kontrollit të brendshëm dhe antikorrupsionit, e cila është drejtuar deri para dorëheqjes nga Ivi Kaso dhe 7 inspektorë. Po kështu do të shkrihet edhe drejtoria e legjislacionit dhe koordinimit, e drejtuar deri para pak ditësh nga Hasan Metuku dhe 3 juristë.

Z.Metani, i cili do të drejtojë një super-drejtori të vetme, por më të zgjeruar pas shkrirjes së këtyre tre departamenteve, është parë para dy ditësh në selinë qeveritare.

Ai është takuar me drejtorin e administratës aktuale të z.Berisha, pikërisht me z.Arben Shkodrani.

Burime pranë Metanit thanë për GSH se ai është njohur me propozimin konkret të Ramës, por nuk i ka dhënë atij një përgjigje përfundimtare nëse e pranon ose jo ofertën e re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›