FOTOT/ Skena horror nga lufta në Siri, u presin kokën para fëmijëve
(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
Ndërsa bota diskuton për ndërhyrjen ushtarake në Siri, këto pamje të tmerrshme tregojnë brutalitetin e luftës civile atje.
Në foto shihen disa rebelë duke ekzekutuar banditët e presidentit Assad.
Ekzekutuesit mendohet se i përkasin një grupi të lidhur me Al Kaedën.
Ata u presin kokën njerëzve të Assad me shpatë, mu përpara fëmijëve.
Por nuk mjaftohen me kaq. Kokën e të ekzekutuarit e mbajnë edhe si trofe.
Të ekzekutuarit mendohet se i përkasin grupi të frikshëm Shabiha, ose Fantazmat.
Ata janë banditë që punojnë për presidentin Assad, duke masakruar gra e fëmijë./ep









