E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet ndihmat shperndahen me liste

/ /

Ridvan Trashani nenkryetar i bashkise njekohesisht dhe koordinator i Shtabit te Emergjencave pohon se tashme qe kaloi faza e pare ajo e shpetimit te jeteve njerezore tani eshte kaluar ne fazen e dyte ate te ndarjes se ushqimeve baze tek banoret. Nisur edhe nga shqetesimet e qytetareve por edhe te kryerjes se misionit tone si te zgjedhur nga komuniteti per ti sherbyer atyre sa me mire ndryshuam menyren e punes me qellim qe ndihmat ushqimore te shkojne tek cdo familje eshte shprehur Trashani. Skema e re ka ne qender te saj grumbullimin e ndihmave ne 6 shkolla te ndryshme qe kane afersi gjeografike me rajonet e permbytura. Ne keto shkolla tashme do te behet grumbullimi i ndihmave dhe me pas grupet e punes qe funksionojne 24 ore ne keto ambiente do te merren me shperndarjen e pakove. Ne krye te puneve do te jene drejtuesit e rajoneve perkatese pasi ata njohin shume mire edhe vete banoret. shte bere nje listim i familjeve te permbytura dhe ne baze te saj do te shperndahen ndihmat. Kryefamiljari apo nje pjesetar tjeter i familjes me karte identiteti paraqitet ne shkollen ku i eshte shenuar emri dhe ben marrjen e ndihmave kundrejt vendosjes se nje firme. Ne keshtu jemi ne gjendje te kontrollojme shume mire se ku shkojne ndihmat kush merr dhe kush nuk i merr ato fale listave te bera thote Trashani. Keshtu banoret qe jane ne te djathte te lagjes Xhabije zona e Tophanes kane shkollen Ndre Mjeda banoret e Zunkth Kashtes jane tek shkolla Salo Halili zona tek Livadhet merr ndihmat te shkolla Veterinare. Banoret ne te majte te rruges Xhabije marrin ndihmat ne shkollen Ali Lacej ndersa banoret ne Ajasem dhe ne Pazar bejne terheqjen ne shkollat e zonave te tyre Ajasem dhe Pazar. Topi ne Gjader inspekton qendren e ndihmave

Presidenti Bamir Topi inspekton ne Gjader aeroportin ushtarak dhe qendren e menaxhimit te ndihmave te operacionit Emergjenca Civile per Shkodren. Kreu i shtetit u takua me trupat ushtarake shqiptare trupat kosovare te sigurise ato ushtarake turke dhe greke duke u informuar hollesisht rreth zhvillimit te operacionit per perballimin dhe kapercimin e situates se krijuar nga permbytjet si dhe inspektoi tunelet e rezervave te shtetit ku paketohen ndihmat ushqimore. Helikopteret dhe te gjitha mjetet e tjera te transportit po punojne pa pushim. Ketu punohet me nje regjim 24-oresh dhe jam i bindur se kjo gjendje fale ketij perkushtimi dhe fale ketij organizimi do te kalohet me sukses. Jam gjithashtu i bindur se pas kalimit te ketyre emergjencave patjeter qe do te kete nje projekt te qarte sikurse eshte shprehur edhe nga institucionet e tjera per ti paraprire me nje profesionalizem ne te gjitha fushat sepse padyshim qe ka nevoje per vepra inxhinierike ka nevoje per nje bashkepunim midis qeverise qendrore dhe pushtetit vendor dhe ka nevoje per nje bashkepunim me partneret nderkombetare u shpreh Topi. Shengjini burimi i ushqimeve per Velipojen

SHENGJIN - Prej tri ditesh anijet me ndihma nuk jane nisur nga Shengjini per ne Velipoje. Tri anije qendrojne ne portin e Shengjinit ne gatishmeri te plote duke pritur ardhjen e ndihmave dhe me pas nisjen e lundrimit drejt komunes se Shkodres. Velipoja eshte izoluar totalisht nga Shkodra dhe pjesa tjeter e vendit pasi uji ka permbytur akset e saj dhe mund te shkohet vetem me mjete lundruese. Per te ndihmuar banoret eshte gjetur si zgjidhje furnizimi nepermjet portit te Shengjinit. Nje ekuipazh marinaresh ka ardhur nga Vlora dhe qendron ne gatishmeri te marrjes se urdhrave per te levizur ne rast te mberritjeve te ndihmave ne Shengjin me destinacion Velipojen. Ata jane te perqendruar ne ish-repartin e Marines. Ketu jane ende ekzistues tunelet ku ankorohen anijet luftarake ndersa shume gjurme te dikurshme jane fshire nga shkaterrimi. Furnizimet per familjet e Velipojes sa here kane ardhur ne repartin e marines ne Shengjin nuk kane qendruar gjate shprehen drejtuesit e ketij reparti. Punonjesit civile por edhe ushtaraket kryesisht oficeret i kane ngarkuar vete anijet e ardhura nga Vlora me ushqime e uje dhe i kane derguar per ne Velipoje. Nje nga marinaret e ardhur nga Vlora shprehet se dergimi i ushqimeve te cilat kane ardhur per banoret e Velipojes eshte bere me mjafte veshtiresi. Kemi pasur vazhdimisht raste. Sa here jemi nisur me ngarkese me anijet kemi mbetur ne reren e plazhit te Velipojes. shte nje terren shume i veshtire e per me teper afrimi per ne destinacion nga ana jone eshte e pamundur. Kemi udhetuar kryesisht diten pasi edhe pamja eshte me e mire dhe kemi mundesi kontakti me banoret tregon ai. Ndonese thote se po qendrojne me dite larg familjeve ia vjen te sakrifikohet per nje operacion humanitar ne te tilla permasa. Ne qendrojme larg bregut dhe per dergimin e ndihmave ne breg vijne njerez me varka apo skafe qe marrin ushqimet per ti transportuar me pas prane drejtuesve te komunes se Velipojes. Trupat detare nga Vlora thone se ka pasur dhe raste kur persona qe kane njerez ne Velipoje kane dashur te lundrojne nepermjet anijeve te ndihmave per ne komunen e izoluar. Por u eshte mohuar pasi levizja e civileve ne mjetet e ushtrise eshte e ndaluar te kryhet pa autorizimin e Ministrise se Mbrojtjes. Femijet Shqiptare 10 mije euro ndihme

Fondacioni Femijet Shqiptare qe drejtohet nga znj. Liri Berisha dhuroi 10 mije euro ne ndihme te banoreve te permbytur ne rajonin e Shkodres dhe shperndau gjithashtu ndihma materiale per familjet e evakuuara dhe te sistemuara ne mjediset e konvikteve. Njekohesisht po ky fondacion i dhuroi forcave te policise se Shkodres edhe nje skaf i cili ishte bere dhurate nga nje qytetar per fondacionin. Paraditen e djeshme zonja Berisha vizitoi qytetin e Shkodres dhe organizoi shperndarjen e ndihmave ne disa prej konvikteve ku strehohen te evakuuarit. Nga Shkodra znj.Berisha beri thirrje
per nenat ne te gjithe vendit te mendojne per
femijet e Shkodres ne keto momente.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›