E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijimi i partise se re debati i Ramiz Alise me Azem Hajdarin Ramiz Alia pranon pluralizmin

/ /

vijon nga dje
Nje vajze Shoku Ramiz me falni. Kisha nje pyetje direkt per ju. Arben Imami Lere tani.
Azem Hajdari Desha tju sqaroj per nje ceshtje ketu. Nje here ne radhe te pare dua tju flas ne emer te Organizates te Intelektualeve te Rinj qe eshte krijuar keto dite. Dua tju siguroj qe kjo levizje...
Ramiz Alia Duhet te shkoni atje njehere ne Ministrine e Drejtesise e keni parasysh kete qesh
Azem Hajdari Kjo levizje ka qellime demokratike ne mbeshtetje te reformave te ndermarra nga vete ju si president. Nuk eshte nje levizje e imponuar as e blere as e shitur dhe as ashtu si mund te jete interpretuar.
Ramiz Alia Se ka interpretuar asnjehere shtypi.
Nga salla nderhyn nje vajze Shtypi e interpretoi shoku Ramiz si nje levizje qe bie ne kundershtim me politiken e partise.
Azem Hajdari Seshte e vertete seshte e vertete.
Ramia Alia Shiko e keni gabim e keni gabim. Ju ftoj se shiko qe kur te hyni ne dialog te jeni te informuar mire dhe sakte se ndryshe humbim kohen kot. Se themi fjale qe nuk jane thene. Nuk ka thene askush nuk e ka thene kete. shte tjeter problem minimizimi eshte tjeter problem keqinterpretimi eshte tjeter. ka nderhyrje nga salla
Azem Hajdari Neve shoku Ramiz kemi paraqitur nje program ne emer te kesaj levizjeje dhe ky program eshte i paraqitur nga ne duke pasur parasysh ndjenjat kombetare dhe asnje gje tjeter dhe demokracine e cila ka hyre ne nje rrjedhe te pelqyeshme per popullin por kemi mendimin se mund te ishte edhe me e pershpejtuar. Faktikisht kemi menduar qe se ashtu sic the edhe ti qe demokracia nuk eshte bulevard ka pasur pengesa. Keto pengesa per mendimin tim dhe po ju shpreh edhe mendimin e shokeve te Levizjes te Intelektualeve te Rinj keto pengesa per popullin tone ne kete periudhe qe jemi jane te veshtira. Gjithashtu edhe per ju. ka nderhyrje nga salla
Azem Hajdari Shiko une flas edhe ne emrin tuaj..
Ramiz Alia Fol more vella fol te ndigjojme. Te shikoj se cfare do thuash.
Azem Hajdari Prandaj neve jemi te kenaqur qe pranuat dialogun pavaresisht se u krijuan disa veshtiresi per me ardhur tek dialogu.
Ramiz Alia Veshtiresite ju i krijuat.
Azem Hajdari Veshtiresite mund ti quajme ne pergjithesi edhe objektive edhe subjektive. nderhyn Zef Brozi ska rendesi kjo gjera te kaluara. Te vazhdojme. A eshte kjo siguria nga ana jone qe kjo nuk eshte nje levizje si mund te jete interpretuar jo nga shtypi por nga persona te vecante. Nuk kam parasysh ate mendimin zyrtar por ate qe eshte thene ate mendimin qe eshte thene se eshte rebelim eshte turp. Rinia studentore mendoj une eshte e domosdoshme ta mbeshtesni ju si President Presidiumi i Kuvendit Popullor ne keto reforma dhe Partine si iniciatore te pare ne keto reforma demokratike. Kjo eshte nje ndihme e madhe.
Ramiz Alia Kjo duhet mbeshtetur me te gjitha forcat.
Azem Hajdari Me te gjitha forcat.
Ramiz Alia Demokratizimi i jetes se vendit eshte alfa dhe omega e zhvillimit tone. Kete te tere duhet ta kemi te qarte.
Azem Hajdari Prandaj ne me kete program...
Ramiz Alia Me fal qe te nderpreva me fal se jam me plak une eee vetem duhet pasur parasysh nje gje duhet pak durim se nuk behen punet aq kollaj.
Azem Hajdari Neve nuk eshte se sjemi per durim.
Ramiz Alia Ashtu. Une do ju shpjegoj faktikisht pse duhet durim.
Azem Hajdari Jemi per durim po durimi duhet te jete. Po ne rast se hyme ne procese demokratike kjo eshte e mira e gjithe popullit tone deshira e gjithe popullit tone ne keto procese duhet te jemi kembengules. I them keto sepse neve ne kete program qe kemi paraqit dhe kemi miratue pike per pike mendimin e gjithe studenteve eshte parashtruar me gjithe studentet dhe neve si perfaqesues ketu jemi te autorizuar nga ata qe ta mbrojme kete program me te hyjme ne dialog per kete program te paraqesim ato argumentet tona per cdo pike te programit. Shoket studenta...
Ramiz Alia Mua do mi paraqisni keto
Nderhyrje nga salla Popullit shoku Ramiz.
Ramiz Alia Mua nuk me duhen keto gjera. Programin duhet ju para se gjithash ta paraqisni kupton ne Ministrine e Drejtesise. Salla Nuk eshte programi jane kerkesa.
Ramiz Alia A me fal po tha programin ky.
Salla E ka gabim ai.
Ramiz Alia A e ka gabim aaaa. Dakord dakord dakord.
Azem Hajdari Kerkesa kerkesa jo program.
Ramiz Alia A jane kerkesa po tha program ky prandaj thashe
Azem Hajdari Kjo levizje demokratike ketu sic e sheh jemi perfaqesues nga cdo fakultet duke perfshire edhe Institutin Bujqesor Institutin e Larte te Arteve edhe Institutin Vojo Kushi. Gjithashtu kemi edhe disa pedagoge te cilet perfaqesojne pedagoget e rinj qe bejne pjese ne kete levizje intelektualesh. Prandaj ne kemi ardh ti shprehim keto kerkesa nepermjet kesaj perfaqesie dhe ju sigurojme per bindjen tone per keto kerkesa. Kerkesa e pare sic dihet eshte mbeshtetja juaj ne reformat demokratike besoj qe kjo do tju dihet. Ndersa per kerkesa te tjera ti programin e njeh tani mund te flase ky shoku qe ka programin. Jo programin kerkesat. Shoket studente me kane thene qe tju kerkoj sipas mundesive te juaja qe ky dialog duke pasur parasysh te incizohet dhe ta transmetojme dhe ta ndigjojne studentet.
Ramiz Alia shte incizuar dhe do transmetohet. Te gjitha.
Azem Hajdari shte e mira jone e mira e studenteve dhe e mira e te gjithe atyre qe duan ta fusin ne kanale te tjera kete
Ramiz Alia Jo e keqja e tyre.
Azem Hajdari E keqja e tyre Ramizi qesh qesh edhe salla
Ramiz Alia E keqja e tyre se po te ishte e mira...
Dikush nga salla Ju lutem ta falni Azemin se eshte jashtezakonisht i lodhur ka mbajtur mbi supe peshen e kater mbase pese diteve dhe mbase nuk shprehet ne kohen e duhur. Ju lutem ta falni.
Ramiz Alia Shiko nuk jam mesues gjuhe une. Nuk i ve re ato. Une vura re idete qe tha se ato lapsuset sjane gje hic tani ska rendesi kjo. Tani ju lutem shume shkurt dhe ne gjera konkrete ne gjera konkrete qe me te vertete ia vlen barra per te diskutuar.
Arben Imami Me qene se ju keni bere nje plenium partie i cili avancon ne pozitat e meparshme te PPSH ajo me te cilen ne kemi ardhur te bisedojme do te ndryshoje d.m.th relativisht kerkesa jone ndryshon kerkesa e studenteve edhe e pedagogeve te cilet jane bashkuar me levizjen studentore e cila eshte nje levizje intelektuale e cila nuk deshiron per asnje moment te ndodhin eksese ne kete levizje qe nuk deshiron te fusin hundet e tyre ne kete levizje ultra te djathtet apo ultra te majtet.
Ramiz Alia Vetem nje gje do jua them mos ma merrni per keq. Nuk me erdhi mire qe nuk mu bindet. Ju thashe te veni ne mesim dhe ta diskutojme.
Tefalin Malshyti Shoku Ramiz thate pa kushte thate pa kushte.
Ramiz Alia Po po pa kushte por ne bisedim.
Azem Hajdari Shoku Ramiz une kam qene ate nate kur na pritet juve. Dhe doja tju sqaroj dicka.
Ramiz Alia Lere mos e sqaro hic fare mos e sqaro.
Azem Hajdari shte per tu sqaruar se ketu ze zanafille problemi.
Ramiz Alia Jo jo. Lere Azem tashti lere tani historine. fare ke ti
Arben Imami Levizja Studentore nuk kerkon organizata te cilat shpallen subjekte elektorale etj etj. Perse Partia ose Kuvendi yne ka frike ose kuvendi jone ta percaktoje qarte dhe sakte parti politike Atehere interpretimet do te ishin te pamundura dhe per kete juve si president do na ndihmonit dhe do te ndihmonit gjithe forcat demokratike.
Ramiz Alia Tashti..
Arben Imami Nje minute ju lutem. Sepse persa kohe eshte organizate apo eshte shoqate apo parti politike atehere forcat e djathta qe aktualisht kane potencial ne shtetin tone
Ramiz Alia Ne shtetin tone
Arben Imami Forcat e majta me falni me falni pardon pardon. Forcat e majta. Burokrati qe do te mbahet ne ate menyre ne karrige per mua eshte i majte eshte e majta ekstreme.
Ramiz Alia shte e djathta.
Arben Imami Per ne eshte i majte.
Ramiz Alia Si eshte i majte shte i djathte.
Arben Imami Varet si e shikon. Per ne ju jeni ne qender Ramizi qesh edhe salla Per ne jane e majta ekstreme une keshtu e perceptoj. Megjithese e majta e djathta varet nga e shikon.
Ramiz Alia E mire mire.
Arben Imami Duhet ta nisim nga kategorite baze ne qeveri. Neve nuk kemi kohe per tu marre me kete pune.
Nje vajze nga salla Kush eshte burokrat e pengon kete gje. Jeni me ne apo jo
Ramiz Alia Jo ne kete situate por ne cdo periudhe te shoqerise burokratizmi eshte frenim i zhvillimit. Edhe ketu eshte e njejta gje.
Arben Imami Shoku Ramiz shoku President njekohesisht edhe per forcat e djathta qe ekzistojne ketu ne qofte se ekstremiste te djathte qe duan te perfitojne nga kjo situate levizje revolucionare e rinise dhe ndoshta ti japin edhe drejtime te tjera dhe ndoshta kane bere edhe provokime qe keta shoke sidomos ato qe kane qene ne krye te kesaj pune nuk i kane lejuar ose jane munduar te mos i lejojne themelimi mundesia e partive te tjera ato do ti linte jashte partive. Sepse ato duke qene te djathte dhe me idera fashiste nuk do te kishin mundesi te paraqisnin programet e tyre.
Ramiz Alia Nuk del njeri me idera fashiste.
Arben Imami Atehere ne qofte se nuk do te dali pavaresisht
Ramiz Alia Mos u bej se je goxha djale mos u bej naiv....
Arben Imami Kete e di. Pavaresisht ne qofte se ata nuk dalin ata do te militojne brenda nje organizate brenda nje partie politike te caktuar dhe pavaresisht nga bindjet e tyre ata do te zbatojne ate program nese zbatojne programin dhe paguajne kuotat ato jane ne rregull me partine e tyre le te themi socialdemokrate i veme edhe kater emra nga mbrapa nuk ka rendesi se cfare partie. Por ato nuk mund te peshkojne ne kete uje te turbullt. Ky eshte mendimi im. Situata eshte shume e turbullt shoku Ramiz. Une jam pedagog. Jap regjizure ne shkolle. Pardje e mora vesh dje vajta ne vend dhe nuk mund te rrija pa vajtur per te pare se cfare ndodh dhe pse sndodh. Ndjenja gjithe diten dhe edhe keta djem e kane te pamundur ta mbajne situaten te tere nen kontroll. Nuk e kontrollojne dot.
Ramiz Alia Pse Sepse kane ardhur forca te tjera
Arben Imami Jo se kane ardhur forca te tjera. Jo jo jo. nderhyn salla jojo Nuk mund te mbahet totalisht nese nuk plotesohen keto kerkesa.
Ramiz Alia Po mire pra me kete ...
Arben Imami Une jam i mendimit se kjo kerkesa nuk ploteson ate qe shtrojne studentet.
Ramiz Alia Ajo e ploteson plotesisht.
Tefalin Malshyti Nuk e ploteson plotesisht.
Ramiz Alia Pse
Tefalin Malshyti E para eshte sepse ne ne keto kushte ne qofte se mund ti lexoj per shembull nje pike e kesaj kerkese eshte ne jemi perkrahes te reformave demokratike nderhyn Alia lere kete vazhdo me poshte. Kalojme tek pika tjeter.
Ramiz Alia Kalo tek ajo organizata qe thua ti.
Tefalin Malshyti Prit se jane keshtu. Kerkojme pluralizem politik si shkalla me e larte e demokracise se sotme.
Ramiz Alia Po bukuri mire.
Tefalin Malshyti Si pasoje te lejohet krijimi i organizates se pavarur politike te studenteve dhe intelektualeve te rinj.
Ramiz Alia Po e krijojme.
Tefalin Malshyti Statutin e se ciles ne do e paraqesim ne Ministrine e Drejtesise.
Ramiz Alia Shume bukur. Paraqiteni perpara Ministrise e Drejtesise statutin tuaj si organizate sic thoni ju. Ska asgje ketu paraqiteni dhe pike.
Tefalin Malshyti A eshte e vertete qe mund te na lejohet qe neser
Ramiz Alia Po qe neser. Paraqiteni para Ministrise se Drejtesise.
Tefalin Malshyti Qe neser se ne baze te ketij legjislacioni nuk ka nje pike e tille qe e pranon kete qe e pranon kete.
Ramiz Alia Paraqitemi ne baze te asaj.
Zef Brozi Ju shoke studente do ta konsideroni nje organizate shoqerore padyshim kerkon miratimin e Ministrise se Drejtesise.
Ramiz Alia A eshte politike edhe kjo
Zef Brozi Problemi eshte nese eshte organizate politike.
Ramiz Alia Atehere paraqiteni para Ministrise se Drejtesise programin dhe Ministria e Drejtesise do te jape mendimin per...
Zef Brozi Kam nje medyshje nese do te konsiderohet vertete me ate emertesen organizate politike edhe politike
Ramiz Alia Quhet politike parashikohet organizate politike.
Zef Brozi Atehere do te konfirmohet edhe nga ndonje organ partiak
Ramiz Alia Jo ska nevoje.
Zef Brozi Mendoj se po sepse Kushtetuta nuk e lejon nje gje te tille.
Ramiz Alia Nuk e kerkon Kushtetuta. Prandaj juve paraqisni para Ministrise se Drejtesise programin tuaj. Kerkoni aprovimin sipas rregullave dhe normave qe ka Ministria e Drejtesise per organizatat shoqerore politike dhe ajo duhet ta aprovoje. Keshtu qe kjo iku. fare ka tjeter
Tefalin Malshyti Jo ne kishim ketu me nje fjale.
Ramiz AliaP rit prit prit. a ka ndonje gje nderhyrje nga salla kete pike shoku Ramiz. Kjo pike eshte e qarte ska asnje problem.
Arben Imami Prit se nuk eshte e qarte shoku Ramiz se ketu thuhet kerkojme pluralizem politik reagime nga salla.
Arben Mece Ne qofte se ne neser duam te filloje aktivitetin kjo organizate
Ramiz Alia Organet e drejtesise do ju japin pergjigje.
Arben Mece A na pengojne organet e drejtesise per kete gje
Ramiz Alia Medoemos duhet te presesh vendimin per krijimin e kesaj organizate.
Arben Mece Pra duhet te presim Gjendja eshte shume e elektrizuar atje dhe ne duhet te vemi sot tu japim pergjigje pergjigjen tuaj.
Ramiz Alia Juve do veni. Shiko shoke studente une po ju drejtohem ju qe te paraqitni programin e organizates suaj perpara Ministrise se Drejtesise e cila sipas rregullave dhe normave do tju jape menjehere pergjigje per kete ceshtje. Urdhero ja ua transmetova studenteve.
Arben Mece E dyta shume familje neper rrethe jane te dizinformuara per ceshtjen ketu. Rruges nuk i dihet. Televizioni yne e ka dhene ashtu si e mendoi organ kompetent per ate pune. Nuk e ka dhene ai dizinformimin e ka dhene tjeterkush. E kane dhene elementet armiq me qellim qe te shqetesohen edhe shoket tane edhe prinderit tane edhe gjithcka qe kemi ne miqte tane. Dhe kjo pasqyrohet ne telefonatat qe bene ata ku insistojne vecanerisht per shendetin. A nuk do te ishte e mire nga ana e shtypit tone qe sot te njoftonte per kete organizim dhe kjo do te ishte...
Ramiz Alia Ike nga ajo. po them une ketu. Kjo qe po bisedojme ne ketu do te transmetohet. Do transmetohet ne emisionet e televizionit.
Dikush nga salla Te mos trajtohet si e dores se dyte.
Ramiz Alia Do te transmetohet ne emisionet e televizionit. E dores se dyte apo e dores se pare nuk jam une redaktori i lajmeve. Une propozoj qe kjo bisede qe po bejme te shkoje tani ne Qytetin Studenti dhe keshtu sic eshte e regjistruar te transmetohet.
Blendi Gonxhe Shoku Ramiz ju besojme plotesisht.
Arbem Mece Shoku Ramiz me fal. Per kete problem qe jemi mbledhur ne ketu sot ju mblodhet nje plenum te tere.
Ramiz Alia Jo vetem per kete
Arben Mece Ky ka qene problemi kryesor ju vete e thate. A duhet qe edhe shtypi ta shtyje kete per nje emision te vecante Me duket zvarritje.
Ramiz Alia Per cilen
Arben Mece Kete sot qe po mblidhemi ne.
Ramiz Alia Shtypi ka dhene sqarime diten e pare. Per konseguence edhe sot ne gazete qe thoshte qe juve u mblodhet bete kerkesat tuaja kerkuara takim me presidentin presidenti...
Nderhyn nje vajze nga salla Po thane 400 veta
Ramiz Alia Nuk jane dhene 400 veta dhe prape je informuar keq. Asnje shifer nuk eshte dhene. Prandaj shiko ju ve re se nuk jeni mirinformuar.
Redaktori i TV Shiko shiko me falni shoku Ramiz. Une jam redaktori i televizionit dhe nuk jane dhene gjera te tilla. Te pakten televizioni nuk ka dhene nje lajm te tille qe jane 400 vete aso sjane 400 vete qe jane armiq apo sjane armiq. nderhyrje nga salla Jemi quajtur armiku i klases.
Ramiz AliaJo jo jo ska thene gje.
Salla I keni quajtur trazira debate ne salle
Arben Demeti Televizioni i ka thene trazira.
Ramiz Alia Jo jo jo te lutem. Jo trazira jane quajtur crregullime. Degjoni ketu. Po i drejtohem studenteve te Universitetit te Tiranes nuk eshte thene trazira. Juve diziformoni. shte thene fjala crregullime. Nuk eshte thene 400 as 200 as 100 veta. Juve duke perdorur shifra te tilla dizinformoni. Prandaj une i lutem i lutem te gjithe studenteve qe jane serioze dhe une i dua pse jane serioze te jene serioze ne cdo gje. Kjo eshte e mira e atdheut eshte e mira e studenteve.
Arben Lika Shoku Ramiz me falni.
Ramiz Alia Te mbaroje kush e nisi kete. A mbarove Kush tha me falini atje
Arben Lika Une une. Ishte fjala nuk eshte thene trazira por crregullim.
Ramiz Alia Po lere tashti.
Arben Lika Jo jo vetem dicka. Ne fund te fundit cfare ndryshimi ka crregullimi nga trazirat
Ramiz Alia Tashti ju thashe une te mos merremi me rregulla gjuhesore. rregullim ishte sepse ne veprimet qe jane bere ka pasur crregullime si ska pasur crregullime.
Blendi Gonxhe Zoti President ju lutem na falni qe ju shqetesuam pak por na degjoni edhe njehere. Kemi ardhur ketu nga Qyteti Studenti dhe le ti themi gjerat sic jane dhe konkretisht. Te na falni se ju morem kohe me shume se cduhet sepse jeni shume i zene ne kete kohe. Kemi ardhur qe atje dhe atje ka mbi 2 mije ose 3 mije veta qe presin tiranas te afermit tane te rinj e te reja nderhyn Ramizi po prandaj eshte mire te shkoni. Kemi ardhur qe andej dhe jemi ndare me keto fjale autobusin desh e shqyen duke na kerkuar demokraci dhe duke na kerkuar qe ti perfaqesojme shoket drejt per ato qe na cuan. Duke brohoritur edhe emrin tuaj. Kishte ndonje dore qe eshte me dy gishta por ulej prape. Po nuk ka problem i ulem edhe ato.
Ramiz Alia Atyre duhet tia kepusni gishtat sepse ajo shenje eshte nje cike komprometon te tjeret. nderhyrje nga salla. Jo jo duhet te kini kujdes prandaj une ju drejtohem te gjitheve.
Blendi Gonxhe O cuna o cuna ju lutem. Qe te jemi te sinqerte deri ne fund. Meqe ata do na degjojne neve dhe meqe ata kane shpresen e madhe tek ju ju lutemi studenteve meqe ata do na degjojne qe te na kuptojne sepse ne kishim marre nje detyre tjeter ketu. Kishim marre detyre qe te vinim te paraqisnim kerkesat tona dhe te iknim ne rast se ju nuk do na i pranonit dhe ne rast se ju do na i pranonit te jepnim sihariqin. Meqe ne ketu erdhem dhe ju na i dhate sihariqin pa ardhur mire neve duhet ti themi studenteve qe qellimi yne ndryshoi deri diku sepse Partia Komuniste Shqiptare nderhyrje nga salla Partia e Punes se Shqiperise njohu me ne fund parimin qe te kete parti te tjera politike. Do behet apo sdo behet kjo eshte genjeshter apo jo kjo kjo nuk dihet.
Ramiz Alia Do behet. Nuk eshte genjeshter kjo. Une po ju them do behet.
Blendi Gonxhe Pra ne kemi marre fjalen e Presidentit Ramiz Alia ketu dhe kjo do realizohet.
Ramiz Alia Une po e them se vendimi i Pleniumit te Komitetit Qendror te Partise per kete ceshtje eshte nje vendim qe do te zbatohet. Organet e drejtesise organet e shtetit duhet te zbatojne ligjet. Une nga ana si President meqe spo me ashtu spo me mendoni per ashtu por vetem keshtu qesh
Blendi Gonxhe Vetem ashtu kemi respekt per ju.
vijon neser

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›