Shkrimtaret gege, qe bene emer ne Shkoder, folen e shkruan gegnisht MA. Rudina Llazari
Do te ishte nje mrekulli mbase, sikur sot, Migjeni yne te ishte njeshekullor. Por, ne fatalitetin e jetes, ai pati vetem 27 vjet jete dhe ne te gjithe dite-netet e tij, prej penes dhe mendjes brilante, rrodhen vargje dhe proza poetike, qe e bejne ate edhe sot e kesaj dite, pa moshe kohore. Ai eshte dhe do te jete gjithkohori i pashterueshem, Migjeni yne unikal, i barabarte me veten dhe qe vlen si mase dhe njesi per te kualifikuar te tjeret. Migjeni eshte artisti i nje katarsisi teresor per shoqerine shqiptare, nje leterlakmuesi te pamohueshem. Ishte nje personazh qe veshtire se mund t'i takoje kesaj epoke. Dhe ndoshta pikerisht prania e personazheve si ai, e beri poet, njeriun qe edhe pse iku heret nga bota e te gjalleve, mbeti si nder me te medhenjte shqiptare te letrave. Jeta e tij u mbyll ne te pakryeren. Por, vepra e tij eshte nje realitet i kryer. Eshte e veshtire te perfytyrohet se si do te ishte zhvillimi i metejme i letersise shqipe, sidomos shkalla e modernitetit te saj teknik e problemor, pa vepren e tij.
Migjeni dhe Koliqi, te lindur dhe te rritur ne te njejtin mjedis, qe mbante jete dhe vdekje, dhembje dhe gezime, shkruajne te dy per te, duke krijuar gjithsecili sipas menyres te vet. Nje shkrimnaje e tere qe starton, e ka nje finish, e qe po mbi kete baze, etiketohet te jete qyteti pas te cilit te dy u dashuruan fort. Shkodra ne krijimet e tyre eshte pikenisja prej nga ku marrin jete edhe arketipat qe perbejne, as me shume dhe as me pak, thelbin e artit migjenian e koliqian. Qyteti i dha emrin, jeten, frymezimin, qe i beri te famshem e te paperseritshem. Ata te dy, ne nje taban te perbashket, vec te tjerash ishin edhe thuajse fqinje, dhe banuan jo me shume se 500 meter larg njeri prej tjetrit, i njohen njerezit, rruget e rrugicat, shtepite, dhe bashke me ta edhe zemren, zakonet, e pse jo, edhe veset. Duke pasur parasysh poezine e Baudelaireit, Baudiffieri shkruan: "Pra, qyteti do te jete dekori par exellence i modernitetit dhe moda e veshjes do te jete lekura e re, me te cilen mbeshtillet njeriu, per te simbolizuar autonomine e tij estetike."1
Pikerisht ky ambient i jashtem, perben skenen e veprave te te dy autoreve, ku levizin ndjeshem nje galeri e tere personazhesh, tipash e karakteresh jetesore, qe marre vec e vec te Migjeni a Koliqi, jane thjesht shkodrane. Kjo perben edhe themelin e pare te ngrehines Migjen-Koliqiane qe pati si material te pare gegnishten e paster qytetare shkodrane dhe si arkitekt, intelektualin e ri te viteve '30-te, te mbushur me iluzione, endrra, te mahnitur pas gjithckaje vendase, te zhgenjyer, here rebele dhe here te heshtur. Ngrehina e ndodhur ne Shkoder, qe cilesohet te jete proze dhe merr etiketen e te qenit novela e "noveleza", disa prej te cilave nga ana sasiore nuk permbushin as standardet e tregimit te shkurter, por per problemet e shumta qe shtrojne dhe per trajtimin e tyre, ato kane lengun njerezor nga ku do gjallonte pa friken me te vogel, nje roman. Ambienti shkodran shijohet dhe eshte shume i dukshem dhe i kapshem te Koliqi: Shtepite me avlli, dyert e medha, shkodrane qe platiten ne zheg ne vapen gjumendjellese, oborret e mbushura me lute dhe ne vecanti kopshtet me lloj-lloj pemesh. Nje varg i tere toponimesh te qytetit, qe parapelqen kapjen pas te madhes dhe qe ne bashkeqytetaret e tyre, i dallojme lehtesisht qe identifikohen si: Shuk Dila u nis kadale ka "Arra e madhe"; Lorja u takua me Hilushin te "Kafja e madhe"; Vajza duel nga "Kisha e Madhe"; por edhe vende te tjera qe i perkasin ketij qyteti, si Dugajt e Reja, Truma e Dugajve te Reja, Sarreqi. Koliqi shkruan fjala vjen: "Ai po kenaqej me ujin e pusave te Shkodres, te cilit nuk i gjindet shoqi kund ne bote", ose "Te tana ashtu neper te, i mbante mend ato mure, ato gardhiqe, ato shtepija. Nje balle i terthorte shtepije me nje mand te dendun perpara, nje ledh kopshti prej kah derdhej, kacuba kacuba, lulemustaku; nji te sjellun rrugace, plot hije e mister, me te ba me andrrue...."2
Edhe per Migjenin ambienti ka lene gjurme, te cilat ai i permend: "Shtepia e ulet, me nje oborr te vogel e me lule shume",3 e me pas "Po ato peme-hardhija, fiku, kumlla, po ato lule. Qe atje drandofilja e pak ma tej lulemustaku4".
Ne leximin e pare, duket sikur Koliqi ka dhene vetem anen e bukur te mjedisit shkodran e Migjeni vetem anen problematike te tij: veset, injorancen. Ne fakt, ketu mbase do te niste edhe ndryshimi i madh ne mes tyre. Por, ne nje rilexim vihet re se te dy prozatoret japin germe pas germe, fjale pas fjale, ate mjedis qe do te behet bartes i problemit shoqeror qe gjallon brenda tij e qe Koliqi dhe Migjeni e kane pike te njejte referimi. Te dy shkrimtaret shkodrane perpiqen secili ne bekgraundin e vet, te servirin te gjitha kendet e jetes te qytetit te tyre, per te pare domosdoshmerite e trajtave te saj ne nje qytet si Shkodra, ne vitet '30-te, me plot probleme e njerez te lloj-llojshem5. Ne aspektin e njohjes se jetes shkodrane, Migjeni e Koliqi, jo vetem sugjeruan, por edhe treguan se jeta ne Shkoder zhvillohet ne nje diversitet te madh, gati te papajtueshem teresisht ne asnje ceshtje. Ne hollesite e metejshme, te dy shkrimtaret ndahen njeri prej tjetrit. Keshtu, duke krahasuar tregimet e Koliqit me ato te Migjenit, ne gjithe gamen e prozes te te dy autoreve dhe duke pasur si pike referimi adhurimin per Shkodren, shohim se i pari nuk i kundervihet realitetit, por perpiqet ta riparoje ate dhe te harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon te kaluaren dhe te tashmen ne emer te se ardhmes, te cilen kerkon t'ia rrembeje me force kohes. Tregimi i Migjenit, ku Shkodra, qyteti i Veriut, eshte padyshim kryefjale, eshte satira e mprehte e nje poeti, qe shperthen me nje proteste nga me te fuqishmet e letersise sone te tradites.
Luli i novelezes "Studenti ne shtepi", metaforizohet si "Zog'i dreqit" dhe eshte njeriu qe i bie ndesh konvencave te jetes dhe te sjelljes ne ambientin konkret te qytetit te Veriut. Jo shume kohe pas marteses te Ages, krijohet edhe trekendeshi dhe relacioni i ri burre-grua-dashnor. I treti eshte Luli, shegerti qe hyn ne relacion per te mbajtur fiktivisht gjalle marredhenien burre-grua dhe per ta permbysur ate. Jeta, pavaresisht se gelon ne pamje te pare, duket se ka ruajtur te gjitha parimet ne te gjithe novelen. Agia duke ruajtur konvencen, martohet me ate qe nuk do, se ia ka zgjedhur i ati, mirepo e shtytur nga afshi i jetes, bie ne krahet e Lulit. Ky i fundit ndesh konvencen tjeter te jetes dhe do nje grua te martuar, madje te Zoteriut te tij. Ne nje menyre a ne nje tjeter, Luli prek kodet morale te familjes, por per te ruajtur te jashtmen, te dukshmen bukur, askush nuk mund te merret me "Zogun e dreqit", madje pare ne nje kendveshtrim tjeter, burri i Ages viktimizohet deri ne pafajesi . "Jo, asht i shkathet dreqi. Askund nuk mund ta za, as per kaq. Sa vete mundohet me e largue prej meje, tue qite lloj-lloj fjalesh. E pse mos me ardhe Luli ne shtepine tone paradite xhanem?"6,- thote burri i Ages, teksa fshin buzet i kenaqur nga darka qe ka ngrene. Ndersa Agia, e viktimizuar se brendshmi dhe te jashtmi, duke prekur kodin moral, ka cikur edhe antipodin e ketij turpi. "Prandaj duhet turpi, turpi qe s'te len me ngrite zanin ne mbrojtje te vetvetes prej atyne qe deshirojne shume lumtuni". E ndersa per Agen, shpresa e fundit ka ngele te Nushi, por ai e humbi ne kete cikel te paracaktuar te nje morali te genjeshtret, te pranuar nga te gjithe dhe te mbrojtur nga te gjithe. Ne kete pike, Migjeni e njeh mire moralin shkodran dhe e sjell ate ne tabakane e argjendte, pa shume perpunime. "Por, une e marr moralin e saj per sy e faqe, nsa mrap ja loz lojen kur te due. Keshtu si une, ja lozin lojen shoqnise me qindra veta ne vendin tone, ne qytetin tone",- thote i revoltuar, por vetem i revoltuar, Migjeni permes zedhenesit te tij, Nush. Ai eshte nje intelektual, qe ne ballafaqim me realitetin e ambientit te vet, kalon neper shkallet: Mospajtim, gerthitje, meri, pakenaqesi, me kerkese te behen nderrime, por nuk rebelohet asnjehere. Migjeni po qe rebelohet, por rebelimi i tij mbeshtetet ne konstatim. "I ashtuquajtuni morali familjar, asht i mbeshtetun ne interes".
Zog Dreqit eshte edhe Bajrami i "Djepit te arit" te Koliqit. Por, ketu mund te behet edhe ndryshimi. Bajrami eshte malesori i kendshem qe di te shese bukur endrrat dhe fjalet, qe ne fund te fundit nuk prek kurrfare kodi. "Ska mâ zog dreqit ne te tâne Malsín shka po bân me zotnij te Shkodres, nuk gjindet goje m'e diftue..."7. Bajrami shet tregimin e vet kudo. Merr te hollat e para me kushtin qe te mos e dije tjetri. Mandej, secili duke perkundur ambicien e vet, krijon endrren per pasurine e gjetur e te pafituar. Por, njeheresh intelektuale te rinj, gati te njellojshem ne intelektualizmin dhe enderrimin e tyre edhe me Nushin, Loro Shegori dhe Hilush Vilza, na shpalosin boten e tyre te endrrave njelloj si karakterin e tyre. Por, kur endrra eshte ne kulm, gjithcka ka mbaruar. Koliqi me mjeshteri te jashtezakonshme ve ne tallje nje bote te tere. Qeshja e tij pas asaj qe Bajrami si "Zog Dreqi" ka stisur, eshte e hidhur dhe thumbuese. Pesha e kuptimit te talljes te Bajramit me nje bote te tere te Shkodres, eshte e thelle. Ketu nderrohen paragjykimet. Eshte malesori qe konsiderohet i pagdhenduri, ai qe me nje tregim fantastik rrezon perdhe mencurine e deklaruar te qytetit, qe per nga kjo ane, i pelqen te mbahet me te madh, aq me shume qe Bajrami tallet me te shkolluarit. E rrezon, sepse prek piken me te ndjeshme te kesaj shoqerie, ambicien per pasje, madje edhe pa pune.
Ne nje veshtrim te mepertejme, Migjeni veshtroi thelle ne shoqerine e kohes dhe pasqyroi ate, duke e gjykuar dhe denuar rrepte, ne emer te nje te ardhmeje me te bukur, pavaresisht se ajo na shfaqet e turbullt dhe simbolike. Me krijimet e Migjenit, per here te pare ne proze, shohim thelbin tragjik te botes shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumellojshmerine problematike te poezise sone. Tregimi i tij shenon nje periudhe pjekurie te letersise sone, sepse individi filloi te veshtrohej gjithnje e me gjere, ne nje raport te percaktuar me jeten politiko-shoqerore. Thene ndryshe, Migjeni vendosi te zbuloje njeriun. Jo njeriun e bemave te medha historike. Ai i hapi dyert e letersise per personazhe qe s'ishin aspak heronj, ne kuptimin historik te fjales, madje s'ishin as te denje per te pasur vemendje kulturore, sipas mendimit te trasheguar. Ky ishte nje akt i madh demokratizues. Nje malesor i pergjunjur nga jeta e veshtire, nje murgeshe qe u lutet shenjteve te falen mekatet e botes, nje malesore qe shet veten ne vend te qymyrit, nje djalosh qe gjen paqe me veten, te mos flase per tradhtine bashkeshortore te se motres, kur sipas "zakonit heroik" duhej t'i jepte dhendrit fishekun ne paje. Kjo eshte nje galeri e tere personazhesh migjeniane, qe do te mund te quheshin "heronj te dobesise". Migjeni bente pjese ne rrjedhat me te perparuara te mendimit evropian. Brenda eshte pesimizmi intelektual dhe deshperimi planetar i shkrimtareve me te njohur, per bote idesh.
E ne kete vazhde duket se personazhet e te dy shkrimtareve duket sikur jane vellezer. Nushi ngjan te jete ne pamje te pare po aq pasiv sa edhe Doda i faqeve te para te noveles "Gjaku" te Koliqit. Nushi dhe Doda jane qe te dy intelektuale, te shkolluar jashte, prej ku kane marre nje kulture te re, mendime te reja, jane plot talent, me ide dhe endrra thuajse utopike, perballe realitetit qe i topit.
Doda, malesor, eshte i vendosur te mos marre gjakun e te vellait, sepse kultura qe ka marre nuk ja lejon nje gje te tille. Por, ai e ben vrasjen: zakoni i trasheguar brez pas brezi, rregullat e perhershme te jetes me te cilat eshte edukuar. Nuk mund te shlyhet shpirti i njeriut as me disa vjet shkolle jashte, as me profesionin e mesuesit, as me ndenjen e tij ne qytet. Por, as Doda dhe as autori s'dine si ta shpjegojne njerit vrasjen e tjetrit, psikologjine e vrasjes8. "Ngeli do casa i hutuem. Ca ndodhte ne shprit te tij?"9. Vete Koliqi e shpjegon: "U orvata te dishmoj sesi ambjenti turbullon e merr mendsh edhe njeriun ma te pergatitun t'i baje balle". Novella mund te kishte per titull frazen proverbiale shkodrane: "Ma i zi gergasi se dorasi",- thote Koliqi ne letren qe i dergon At Cordignanos, ne Mars te vitit 193010. Nushi nuk ndryshon asgje ne jeten e te motres, eshte i pafuqishem. Morali i kohes per te nuk vlen, por ai shtyhet para jetes zakonore te pashkruar te qytetit te tij. Ironia e tij eshte nje tallje me shoqerine, te ciles po ja lozin lojen, por vetem kaq. Fundi i novelave ngjan te jete krejtesisht i ndryshem ne pamje te pare. Njera ka nje vrasje, tjetra jo. Thelbi i dy novelave eshte po ai. As Doda s'mundi te mbaje fjalen per mosmarrjen e gjakut, as Nushi s'mundi te shpetoje nderin e motres. Te te dy novelat eshte tipik lajtmotivi: "Shoqerine nuk mund ta ndryshojne dy a me shume njerez te shkolluar jashte, dhe qe kane ide te reja".
Ne fakt mund te vazhdohej me nje varg te gjate, te pafundme bashkeperkimesh te dy autoreve shkodrane, te paperseritshem. Ne nje teme te tille m'u duk me vend te evidentoja vetem pak prej tyre, mbase ato me pikantet, duke permbyllur me mendimin se autore te tille, si Migjeni a Koliqi, jane penat me te goditura te letrave shqipe. Mund te them me bindje se Migjeni eshte me i gjalle se sa ne te gjallet e rastesishem dhe vdekataret e zakonshem. Migjeni ne kete 100-vjetor na deshmon se ai vetem ringjallet, sepse problemet ekzistenciale te shoqerise shqiptare, jane ende shume te mprehta.