E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korete perplasje mes artilerive ne kufij

Eumlshte incidenti me i rende ushtarak qe nga perfundimi i luftes ne vitin 1953

Koreja e Jugut ka paralajmeruar Veriun se do te reagoje ashper ndaj cdo provokimi tjeter pasi dhjetera predha artilerie goditen nje ishull koreanojugor. Presidenti koreanojugor Lee Myung-bak dha urdher qe ushtria te reagonte me sulm me raketa ndaj Korese se Veriut nese sic u shpreh do te kete provokime te metejshme. Veriu dhe Jugu kane fajesuar njeri-tjetrin si shkaktar te fillimit te incidentit qe cilesohet si me i rendi qe prej fundit te luftes koreane. Dy ushtare u vrane dhe rreth 50 persona te tjere u plagosen nga predhat qe rane ne ishullin koreanojugor qe ndodhet shume prane kufirit mes te dyja vendeve. Imazhi i shtellungave te tymit qe ngriheshin nga predhat dhe i nje fshati qe digjej ishte dicka qe shume koreane kane shpresuar te mos e shikonin kurre me. Zjarri i artilerise goditi nje ishull te vogel koreanojugor Yeonpyong qe ndodhet prane kufirit koreanojugor. Ushtria koreanojugore qelloi me 80 predha si reagim duke shkaktuar ate qe e quajti dem te konsiderueshem. Shkembimi i zjarrit zgjati rreth nje ore. Te dyja palet fajesojne njera-tjetren megjithese duke pasur parasysh provokimet e meparshme Koreja e Veriut mund te shihet nga shume vezhgues neutrale si fajtori i mundshem. Ka shume nga ata qe do te pyesin se cfare do te thote ky episod i fundit per politikat e brendshme te turbullta te Phenianit. Incidenti vjen ne nje periudhe te rrezikshme tranzicioni kur lideri Kim Jong e kalon pushtetin tek djali i tij me i vogel. Incidenti eshte denuar nga SHBA-ja dhe Rusia megjithese Kina aleatja kryesore e Korese se Veriut ka refuzuar te emeroje fajtorin. Nje zyrtar i Shtepise se Bardhe tha se Pheniani duhet te ndale veprimet kokeforte. Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov foli per nje rrezik kolosal dhe shtoi se ata qe e iniciuan zjarrin e artilerise duhet te mbanin pergjegjesi te plote. Ne kontrast Pekini qe shume rralle e kritikon Phenianin u beri thirrje te dyja paleve per paqe dhe stabilitet. Pse jane te tensionuara marredheniet midis te dy Koreve Nje debat i pazgjidhur lidhur me mbytjen e nje luftanijeje ka bere qe marredheniet midis te dy fqinjeve - qe mbeten teknikisht ende ne gjendje lufte - te shkojne ne nivelin me te ulet per shume vite. Mbremjen e dates 26 mars luftanija koreanojugore Cheonan po lundronte nga ishulli Baengnyeong prane kufirit te diskutueshem detar kur nje shperthim e ndau ne dy pjese. 58 marinare munden te shpetojne 46 te tjere gjeten vdekjen. Hetuesit shqyrtuan mundesine qe faji per shperthimin mund te kishte qene nje mine e mbetur nga Lufta e Korese apo ndonje defekt ne anije. Koreja e Veriut mohon te kete pasur ndonje rol ne incident. Ajo i ka hedhur poshte gjetjet e hetimit dhe ka kerkuar qe te kryeje hetimin e saj - dicka qe Seuli e ka perjashtuar. Cfare e motivon Korene e Veriut Disa analiste besojne se aktet provokative te Korese se Veriut jane te lidhura ngushte me transferimin e pushtetit qe po ndodh ne vendin komunist. Kim Jong-il qe besohet se eshte ne gjendje jo te mire shendetesore mendohet se eshte ne procesin e dorezimit te pushtetit tek pasardhesi qe ka zgjedhur djali i tij Kim Jong-un. Ne shtator partia ne pushtet ne veri mbajti nje kongres te rralle ku ketij te fundit iu dhane dy poste kyce. Mark Fitzpatrick nga Instituti Nderkombetar per Studime Strategjike tha se incidentet e fundit si ai i mbytjes se Cheonan-it dhe sulmi me artileri mbi ishullin Yeonpyeong kishin pak gjase te ishin akte armiqesore te ushtrise se Korese se Veriut. Ato tha ai do te pershkruhen si fitore nga Koreja e veriut dhe do te shihen nga Kim Jong-il si menyre per te fuqizuar poziten e te birit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›