E Shtunë, 31 Tetor 2026

AnifestRozafa vjen ne Tirane

Ceremonia Shfaqen premiere dy filma te animuar

Pas disa diteve ne Shkoder aktiviteti nderkombetar i filmit te animuar nga femijet dhe per femijet AniFestRozafa 2010 vjen me nje ceremoni te posacme ne Tirane. Gjate ceremonise qe do te mbahet neser ora 1700 ne kinemane e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit do te shfaqen filmat fitues te ketij edicioni te pare dhe momente nga ndarja e cmimeve. Po neser do te shfaqen premierat e dy filmave te rinj te animuar. Behet fjale per filmin Torollaku realizuar me skenar te Valter Files dhe regji te Artur Dautit si dhe filmi Mekatari me skenar te Engjellushe Sanmxhakut dhe regji te Gjin Varfit. Gjate diteve te festivalit ne Shkoder u shfaqen 50 filma qe kishin fituar cmime nderkombetare ne festivale te ndryshme ne mbare boten dhe nje sesion i vecante iu kushtua retrospektives se filmave te vjeter shqiptare ku u shfaqen 60 filma te perzgjedhur mes 210 filmash. Organizatoret e quajten si nje rizbulim te animacionit dhe nje rast per te ndergjegjesuar strukturat per me shume mbeshtetje per filmin e te vegjelve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›