Shkrimtari para sovranit Kohë
Romani “ Kulla dykatëshe” i Kim Mehmetit
Duke ecur tej në hapësirë e thellësi, duke prekur shtresime të reja, lënda romansore zgjohet e buis nga më shumë vatra. Në prozën e Kim Mehmetit ajo vjen kryesisht si shpalim kallëzimesh të lashta, ose si lexim tekstesh të gjetura e të shënuara palimpsest. Është natyrë që, para se gjithash, priret nga intuita krijuese, e cila pagabueshëm ia gjen shtegun e daljes, edhe kur duket se s’ka dalje. Natyrë krijuese që ka ngasjen dramatike për ta sqaruar botën e vet, atë të gatuar në rreth e me rrethin, me të kaluarën, me rrënjët, kuptimin e fillimit. Në gjirin e këtyre dy koordinatave të rrëfimit, autori lëviz lehtë, përmes një ritmi krijues të programuar nga intuita e pagabueshme dhe arrin tri harmonitë: lehtësinë e kalimit nga një shkallë kohore te tjetra, harmoninë maestrale në ndërthurjen e reales me fantastiken e magjiken, dhe harmoninë narrative mes së vetëdijshmes e të pavetëdijshmes. Është shkrimtar që për ta zbuluar botën, në thellësi apo në sipërfaqe, gjakon që më parë ta gjejë të plotë te vetja e vet
Ali ALIU (Akademik)
Pas leximit te parë, ende në dorëshkrim, të ”Kulla dykatëshe”, në fletën e fundit shënova si refleks këtë përshtypje: “Romani, deri më sot, më i mirë i Kim Mehmetit”. Gjatë ditëve që pasuan, provova të kërkoj mbështetjen e kësaj përshtypjeje që, mbase, tërthorazi mund të dalë edhe nga ky shkrim. Që në fillim do thënë se rrethi përmbajtjesor, lënda bruto, ngasësi kryesor i frymëzimit, edhe këtu vjen nga shtresimet e botës, frymës e shpirtit të fshatit, tashmë emblematik në opusin letrar të këtij autori. Edhe kësaj here Kim Mehmeti rreh të rrëmbejë atë që ka mbetur pa u thënë nga romani paraprak, atë që në njëfarë mënyre edhe mund të jetë paralajmëruar në veprën e parafundit, mbase edhe pavetëdijshëm.
Kështu, saga fabulare edhe te “Kulla dykatëshe” sjell prejardhje rrënjësh e rrugësh, thurje fisesh e besimesh, varrezash e kodesh; pleksje hapësirash e pamje dritaresh të shtresuara ndër mote, çka kemi pasur rast t’i vërejmë, të shpërndara si oaze të izoluara, në tërë veprën e këtij autori, - gjithnjë dhe rishtazi si vetëdije e munguar që pret rrëfimin e radhës.
Edhe pse “Kulla dykatëshe” vjen si përmbyllje, megjithatë ka një veçanti e del si kurorë e ciklit metaforik. Në këtë roman, Kim Mehmeti sjell shtresën më ekzistenciale të fshatit, sjell kullën, kryepersonazhin, shtyllën mbështetëse drejt shpalimit të tij. Kulla rrezaton simbolikën e qenies fizike e shpirtërore të traditës, të historisë e mitit, pasqyron sfidat dhe qëndresën e shtresuar si mbamendje, si identitet. Kulla është pasqyrë e burrërisë dhe çburrërisë, e rënieve dhe e ngritjeve të njeriut… Pikërisht rreth këtij personazhi bosht, do të thuren ngjarje sa të thjeshta e të përditshme, po aq fantastike e të magjishme. Raporti ekzistencial i njeriut me Kullën është ndërthurje mozaike, ku në sfondin do të shquhet sidomos emocioni i mallit që, me këtë rast, ngjizet e shpërthen përmasash që s’mund t’i perceptojë lehtë arsyeja normale. Në strukturën narrative, malli i të çrrënjosurit me dhunë i shpërthen konvencat rrëfyese, prek lartësitë narrative si alarm dramatik, fizik e shpirtëror. A shuhet malli për Kullën duke e marrë atë përmes syrit të kamerës me vete, në arratisjen pa kthim dhe, aq më tepër, a mund të arrihet kjo përmes bartjes së vërtetë e konkrete të mureve, skutave masive e të gdhendura, - kështu i vë të gjitha sfidat e mundshme në sprovë rrëfimi më i ri i Kim Mehmetit.
Identifikimi me traditën, me kullën, kësaj here shtrihet si kohë në rrjedhën pafund - është koha universale, - e kaluara, e tanishmja, e nesërmja; është kujtimi, gëzimi, lindja, pikëllimi, vdekja, është kuptimi i qenies, i botës, i jetës, i njeriut. Kulla është udhërrëfyese jetësore, vatra e lindjes, rrjedha e lumit, maja e malit, janë zogjtë dhe bagëtia, është gjarpri i shtëpisë, dashuria e parë, hëna e retë, është konceptim i njeriut mbi gjithësinë. Kulla ka hijen e tempullit të shenjtë: braktisja nga hija e saj është blasfemi, mallkim i përjetshëm. Është fshati, bota e vizionit romanor e nisur për diku por e pambërritur, e paplotë, e pambaruar. Janë fragmente të mozaikut të shprishur, që gjakojnë përplotësinë(mitike) të tij. Pikërisht këtë botë, përfshirë edhe Kullën në të, Kim Mehmeti e ka ngritur në shkallë personazhesh universale, në personalitete me identitet të fuqishëm artistik.
* * *
Në krahët e këtij raporti jetik të njeriut me kullën, autori e depërton shikimin përtej së dukshmes. E arrin këtë depërtim shtresimeve të mjegullta falë imagjinatës e intuitës që nuk ngulmon në të vërteta definitive, reale. Duke e vendosur rrëfimin brenda hapësirës që i ngjan pragut mes dritës e territ, hapësirës as ditë as natë, narratori i krijon mundësi të pakufizuara rrëfimit të vet.
Më parë se në veprimin lëvizës, struktura narrative mbështetet mbi pleksje ndjesish njerëzore, perceptime e hamendësime reale dhe virtuale. Asgjë nuk del përfundimisht e sigurt. Copëzat e rrëfyera, brenda të cilave ndërfuten me pleksje e shkuara dhe e tashmja pa ndërprerë, shfaqen si ngjarje e bëma të shënuara nga historia e etnisë duke u shndërraur në pirgje, përkatësisht fanarë orientues narrativë. Edhe renditja, sistemimi i brendshëm i kullës - odat, çardakët, frëngjitë, çdo kënd e skutë, - funksionon si një kanun i gjallë e origjinal.
Duke ecur tej në hapësirë e thellësi, duke prekur shtresime të reja, lënda romansore zgjohet e buis nga më shumë vatra. Në prozën e Kim Mehmetit ajo vjen kryesisht si shpalim kallëzimesh të lashta, ose si lexim tekstesh të gjetura e të shënuara palimpsest. Është natyrë që, para se gjithash, priret nga intuita krijuese, e cila pagabueshëm ia gjen shtegun e daljes, edhe kur duket se s’ka dalje. Natyrë krijuese që ka ngasjen dramatike për ta sqaruar botën e vet, atë të gatuar në rreth e me rrethin, me të kaluarën, me rrënjët, kuptimin e fillimit...
* * *
Struktura narrative akomodohet nga perspektiva e më shumë dritareve, e më shumë këndvështrimeve, të kodifikuara në hapësirë e kohë. Kim Mehmeti, tashmë i njohur dhe tejet i veçantë në zotërimin mjeshtëror të këtyre dy kategorive të poetikës rrëfimtare, sidomos të faktorit kohë, që e ripushton me secilin roman të radhës, në “Kulla dykatëshe” arrin përsosmëri: në hapësirën kohë të ngjan se autori fluturon si zogu në qiellin e hapur e të pafund. Duke i alternuar kategoritë e saj, duke i ndërfutur brenda njëra-tjetrës, ai arrin që të shmangë narracionin kronologjik dhe të tanishmen, bie fjala, ta zbardhë përmes një pamjeje, një ishulli-fanar nga e kaluara, përkatësisht këtë të fundit nga një fanar-ishull edhe më i thellë.
Fjala është për një pleksje të perspektivave-dritareve kohore nga më të përkryerat në prozën shqipe. Dritaret drejt thellësive të mjegulluara, perspektivat e shtresuara brenda kësaj pleksjeje kohore, detyrimisht kërkojnë përqendrim maksimal të lexuesit, me që ato rrëshqasin lehtë nëpër shekuj edhe brenda një fjalie. Në kornizën e kësaj hapësire shpesh gjysmëdritë e gjysmëterr, ballafaqohen e sfidohen me njëra-tjetrën pamje, fakte të kundërta, përjashtuese mes vete, dëshmi që qëndrojnë natyrshëm si të mundshme a të pamundshme.
Kjo prirje sjell mozaikun narrativ të fantastikes dhe magjikes, të anekdotikes e mitit, të kodeve kanunore e përrallës, çka, si natyrë po ashtu karakteristike për këtë autor, si objektiv të parë bart mbi vete misionin për ta bërë të besueshme edhe më të pabesueshmen e nganjëherë edhe të skajshmen, imagjinatën. Strukturë narrative kjo që, në rastin e romanit në fjalë, fuqinë shprehëse e mbështet edhe në lëvizjen brenda hapësirës së mjegullt, e madje edhe në të fshehurën fare. Miti, i aromës totemike sidomos, te romani “Kulla dykatëshe” është ndërmjetësues me këtë mision, - të ndërhyjë mes së njohurës e të panjohurës, duke u shfaqur si mister e imagjinatë. Narratori (autori), në të shumtën e rasteve, qëndron në një kufi-perspektiv, nga ku asgjë, a thuajse asgjë, nuk shihet me sy kompetent, por me sy që prore dyshojnë e pyesin.
Shpesh ky kënd perspektiv njësohet me atë të vetëdijes kolektive apo edhe të personazheve të romanit. Ai nuk i di me saktësi të plotë të gjitha të fshehtat dhe misteret e Kullës, as fanitjen e shpirtave a të gjarprit, as për Metajt e Demën, as për Cenin dhe Elbasanasin, për fanitjen e Vashës gjysmë zanë e gjysmë imazh. Hamendësitë, dyshimet mbi të kaluarën, mbi fatet e njerëzve ndër shekujt që rrjedhin, ai i ndan me dyshimet e një zëri kolektiv, me një vetëdije e perceptim të mjedisit, identifikohet me atë identitet kolektiv të shtresuar dhe i krijon hapësirë të pakufishme besueshmërisë së rrëfimit të vet. Me të i ndan përgjegjësitë e pyetjet e shtruara.
Është një frymë e pranishme që shfaqet si puhi, sjell pëshpërimë nga thellësitë kohore dhe shtrirjet hapësinore, një frymë pa emër e trajtë, fluide por fuqimisht e pranishme. Tërë teknika e rrëfimit në prozën e Kimit lëviz brenda një hapësire, mbi të cilën ka muzg të përhershëm e ku janë të pranishme të gjitha pjesët e tërësisë së fokusuar në rrëfim, por gati asnjëra në dritë të plotë. Prandaj janë më se komplekse fijet e së vërtetës në në prozën e Kim Mehmetit, meqë asnjëherë nuk shfaqen qartë. Ato pjesërisht mbeten prore përtej së dukshmes, përtej hapësirës së ndriçuar, e që, tekrfundit, kanë për objektiv besueshmërinë e ekzistencës, e së mundshmes. Në këtë galimatias të konceptuar e sistemuar filigranisht, narratori jo një herë shfaqet edhe si zë që komenton, që sqaron, shpesh duke i relativizuar të vërtetat e veta të shqiptuara. Përmes këtij auto-referencialiteti narrativ, që e bën prozën romanore të Kimit me prirje drejt trendeve bashkëkohore të prozës përgjithësisht, ai u referohet aluzioneve të veta, komenton kode narrative duke e lënë lexuesin, përkatësisht duke “e detyruar”, të lirë drejt hamendësive e imagjinatës, drejt zgjidhjeve të mundshme.
Me këtë natyrë krijuese, që nuk insiston në të vërteta matematikore, në fakt autori arrin besueshmëri spontane, besueshmëri në heshtje edhe përpara situatave të shpeshta fantastike e magjike.
* * *
Janë po ashtu të shpeshta dëshmitë e kohës së shpaluar që vijnë si monologë kolektivë, si ligjërim i gjallë e virtual njëherësh, bëma e pamje të pranishme, të shtresuara palimpsest në dijen e ndërdijen e mjedisit, si pamje dhe bindje totemike, dhe që po ashtu kanë aromën e postmodernizmit. Në krahët e kësaj pleksjeje narrative, Kim Mehmeti e shtrin besueshëm familjarizimin e kullës me gjarprin e shtëpisë, me fanitjen e frymës, e hijes së shpirtrave… Thjesht, kemi të bëjmë me një kënd-kulle të brendshme të Kim Mehmetit, me një dhomë të mbyllur terr e të tulatur në heshtje, ngjeshur shtresimesh kohore, tek të cilat nuk pushon së rrahuri një nerv i gjallë i cili, kur vendos të shfaqet zëshëm, e gjen shtegun e mundshëm drejt ndërgjegjësimit kreativ të autorit që, nga ky çast, i merr në dorëzim dhe i fisnikëron brenda rrëfimit artistik. Edhe në çastet kur kjo zgafellë e brendshme tërhiqet në heshtje të plotë, dhe mbase kur autori kujton se është boshatisur, që andej vazhdon të rrahë një shenjë. Pikërisht kjo shenjë, e përvjedhur pavetëdijshëm brenda një fjalie a një fjale, në roman dikur shndërrohet në paralajmërues për romanin e radhës, siç paraqitja e lypsarit në romanin më të ri e që mund të jetë paralajmërim i romanit që mund ta presim… Janë përshkrimet që vijnë si jehonë, si zëra pavetorë, të brendshëm e të jashtëm, të sendeve, pamjeve e natyrës, objekte e fenomene përreth, që vijnë me mision konkret në artin narrativ të K. Mehmetit.
Përshkrimi i tillë, sa real, fantastik e magjik, është dinamik, lëviz drejt shpalimit përfundimtar dhe jo si konvencë, çlodhje apo digresion në tekst. Në moment kemi bindjen se natyra krijuese e Kimit, njësoj siç nuk këmbëngul në të vërtetat e dëshmitë e veta, nuk e vë në krye - ose jo domosdoshmërisht e vë në krye - vargun fabular, aq më pak intrigën fabulare, sidomos atë të ndërlikuarën: fabula është, përkatësisht mund të jetë me këtë rast, ngasës për zgjimin, gjallërimin dhe grumbullimin e pamjeve të shpërndara në kohë e në hapësirë.
Bota e rrëfimit romanor vendoset qartë brenda kontekstesh historike të etnisë – kryesisht kthesash dramatike e vendimtare, që përftojnë si shkrepje dritash të befta vetëm sa për të përkujtuar koordinatat e perspektivës narrative kohore. Në këtë frymë, dhe me këtë lehtësi magjike, narratori lëviz shkallëve ngjitëse të kullës, përkatësisht atyre që depërtojnë në thellësi kujtimesh. I akomoduar në këtë hapësirë të pleksur, Kimi çdo gjë e lë të rrjedhë lirshëm, duke i lënë të gjithë në dorën e sovranit Kohë. Pikërisht ajo, koha, u jep formë dhe i modelon, i vendos në varg-lidhjeje, si vazhdimësi e ndërprerje, si nxitje, frymëzim dhe përjashtim të njëra-tjetrës. Një shtrat të tillë kohë-hapësirë gjakon ta zërë, ta nënshtrojë, përkatësisht ta shpërndajë mjegullën drejt mistereve.
Në gjirin e këtyre dy koordinatave të rrëfimit, autori lëviz lehtë, përmes një ritmi krijues të programuar nga intuita e pagabueshme dhe arrin tri harmonitë: lehtësinë e kalimit nga një shkallë kohore te tjetra, harmoninë maestrale në ndërthurjen e reales me fantastiken e magjiken, dhe harmoninë narrative mes së vetëdijshmes e të pavetëdijshmes. Është shkrimtar që për ta zbuluar botën, në thellësi apo në sipërfaqe, gjakon që më parë ta gjejë të plotë te vetja e vet, sa përmes narratorit impersonal, sa përmes personazheve, pamjeve, gjësendeve, relikteve, natyrës…
17 Gusht 2009