Shkrimtarja Besa Myftiu thyen heshtjen
Shkrimtarja dhe përkthyesja Besa Myftiu rikthehet në Tiranë kësaj here jo në heshtje, por me sjelljen e tre veprave për publikun shqiptar në gjuhën shqipe.
Teksa bëjmë një shëtitje në gjelbërimin që e frymëzon shkrimtaren ajo na rrëfen sekretet e ngjizjes së veprave në gjuhën frënge dhe më pas procesin e përkthimit.
Më pas ajo na reciton edhe një vjershë shkëputur nga vëllimi “Miq të humbur”.
Veprat e prezantuara i përkasin 3 gjinive, prozës, poezisë dhe romanit. Muzë për to është gjithnjë Shqipëria edhe pse ajo jeton prej vitesh në Zvicër.
Tashmë lexuesi shiptar do të ketë mundësi të njihet me veprat e myftiut si miq të humbur, drejtë të pamundërës , tregime dhe romani “Rrëfime nga vendi i të harruarëve”.