E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje perleshje me thika mes 4 te rinjve ne lokal

Një sherr për motive të dobëta mes katër të rinjeve  në qytetin e Kavajës ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta ku si pasojë ka mbetur  një i vrarë, ndërsa tre të tjerët të plagosur në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë është shënuar në një nga lokalet e Kavajës, në afërsi të  ish-Fabrikës së Qelqit rreth orës 20.00 të mbrëmjes të së hënës.
Si pasojë e përdorimit të mjeteve prerëse, si thika e biçakë, ka mbetur i vrarë Artur Kollçaku, ndërsa janë dërguar në spitalin e Durrësit me autoambulancë tre  personat e plagosur, Elvis Kollçaku, Aldo Gryka e Sajmir Fikaj.

Sipas mjekëve të spitalit të Durrësit, gjendja e tre të rinjve është kritike, ku menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale janë dërguar për në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe në drejtim të idetifikimit të personave të tjerë të implikuar sherrin masiv mes të rinjve.

Sipas policisë ende mbeten të paqarta rrethanat në të cilën është zhvilluar i gjithë konflikti dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›