E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shkruani historine, mos u ndikoni nga cfare themi ne"

Historianet te shkruajne historine ashtu sic eshte, pa u ndikuar aspak nga deklaratat e politikaneve. Thirrja erdhi dje nga Pogradeci, permes kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo mori pjese ne aktivitetin per nderimin e dy te rinjve Mark Toci dhe Skender Cela te pushkatuar pa gjyq, ne dhjetor te vitit 1946 nga regjimi komunist.

Dy te rinj, qe kishin te drejte te besonin endrren e nje Shqiperie te lire, e nje Shqiperie te bukur, nje Shqiperie te drejte. Por qe ne fakt nje nate ne terr, ne pabesi, pa gjyq dhe me plumba pas shpine, perfundojne te hedhur diku, pak kilometra me tej, - ishte kujtesa e zonjes Topalli per dy jetet e shuara nga diktatura. Pas kerkimeve shumevjecare te aktorit te mirenjohur Mirush Kabashi, nip i Skender Celes, te gazetarit Fatos Baxhaku e autoriteteve vendore, eshtrat e dy te rinjve nuk jane mundur dot te gjenden. Ndaj zonja Topalli theksoi: "Sot eshte nje dite kujtese, por eshte edhe nje dite nderimi me perulje ndaj dy djemve te rinj, dy studenteve qe kishin bere shkolla te mira. Ata mendonin qe duke studiuar t'i sherbenin me mire vendit te tyre. Nderim Skender Celes dhe Mark Tocit, per vepren e tyre, nje veper qe u ngrit mbi sakrificen e jetes se tyre".

Prane memorialit te ngritur ne nderim te dy te rinjve, kryetarja e Kuvendit shprehu nje falenderim per ish- Presidentin e asaj periudhe Sali Berisha qe i dha titullin "Martir i Demokracise", Skender Celes e Mark Tocit. Kurse me tej tha se "kjo dite eshte nje dite kujtese pas 65 vitesh, dite ne kujtim te sakrifices se nenes, motrave te tyre, dhe gjithe atyre qe kane perjetuar terrorin dhe represionin, qe ai sistem solli ne kete vend".

Ketu ajo tha: "Une vazhdimisht i kam ftuar ata qe kane per detyre te shkruajne historine, ata qe kane deshmi, ata qe kane dicka per t'i treguar ketyre te rinjve qe jane ketu sot, bashke me ne dhe qe duhet te degjojne per terrorin e asaj periudhe. Shkruani historine, e mos u ndikoni nga cfare themi ne. Mos u ndikoni nga asnje lloj propagande, por shkruani ate qe eshte e vertete. Te verteten!. Ne duhet te jemi te vertete me te verteten e historise tone! Ne duhet te jemi te vertete me femije tane; ne duhet te jemi te vertete me vendin tone".

"Nje memorial i thjeshte qe thote shume"

"Nje memorial i thjeshte qe thote shume. Nje memorial qe ia kishim borxh dy te rinjve. Ky memorial nuk eshte vetem memoriali i ketyre dy te rinjve. Eshte memorial per te gjithe ata qe gjate asaj periudhe, pabesisht, paburrerisht ne menyren me cnjerezore jane vrare dhe eshtrat e tyre ende ndoshta nuk jane gjetur. Une sot dua t'i shpreh jo vetem dhimbjen, por edhe gjithe mbeshtetjen te gjithe familjareve", tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›