E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafia në Drejtësi nuk ka parti, por partnerë

Share

Nga Mero Baze

Moda më e re e kohëve të fundit u bënë gjyqet ndaj atyre që ngrenë zërin. Një sërë figurash të pushtetit apo njerëz të rrethit mafioz të Familjes në pushtet, tashmë nuk po veprojnë më me rrahje, kërcënime, djegie makinash apo shantazhe familjare, por me gjoba marramendëse në gjykatat që mezi presin ti shërbejnë pushtetit, për ti lënë të qetë në biznesin e tyre me drejtësinë. Fëmijët e Sali Berishës kanë hapur së fundmi gjyq ndaj një deputeti të guximshëm socialist, por para tyre një deputete e PD-së, një zyrtar i lartë i policisë, i akuzuar si sekser i botës së krimit me pushtetin nga kabllogramet e SHBA, po ashtu kanë paditur deputetë të opozitës për fjalimet e tyre në Kuvend.

Por nuk janë vetëm enturazhi politik i Familjes që po përdor këtë armë të re të nënshtrimit të shoqërisë ndaj Pushtetit. Rezart Taçi, i cili sipas Sali Berishës ka qenë trafikanti më i madh i naftës në Ballkan, (Vizion Plus- Qershor 2005), ka paditur një numër të madh gazetarësh për çdo fjalë që ata thonë kundër tij publikisht. Në gjyq me të është Andi Bushati dhe Arjan Çani, Mimoza Dervishi, duke ja gjetur adresen deri ne SHBA, dhe në një gjyq pa fund jam unë, për shkak të kërkesës ë tij për ti paguar 100 mijë euro, pasi i kam cenuar figurën morale. Për ata që mendojnë se e ngatërrojnë, bëhet fjalë për njeriun që ka ardhur në kafenenë ku unë rrija me dy kolegë të mi gazetarë, ka qëlluar mbi mua, pastaj ka turrur mbi mua badigardët e tij, dhe është larguar pa u dorëzuar në polici. Sali Berisha dhe gruaja e tij e mbrojtën tre ditë nga policia pa e arrestuar, edhe pse u shpall në kërkim, dhe vetëm kur Gjykata mori vendim për arrestimin e tij, u vetëdorëzua. Gjyqtari i çështjes, një produkt i fëlliqur i sistemit të drejtësisë së Sali Berishës, dëgjoi mua si viktimë që më qëlloi Rezart Taçi, dëgjoi dy kolegët e mi si dëshmitarë që më qëlloi Rezart Taçi, lexoi raportin e policisë në vendngjarje që qëlloi Rezart Taçi, dhe e hodhi poshtë akuzën pasi një person ende i panjohur për mua dhe Gjykatën paskësh zgjatur kokën tek dera, paskësh parë ngjarjen dhe i paskësh treguar kamerierit të nesërmen që nuk më qëlloi Rezart Taçi. Dhe pse rreth dy mijë artikuj në gjithë botën kanë shkruar të vërtetën, dhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit, OSBE, Bashkimi Evropian dhe dhjetëra organizata prestigjioze shtypi dënuan ngjarjen, gjyqtari Petrit Çomo, djali i Maqo Çomos dhe Liri Belishovës, i dalë nga kurset gjashtëmujore, dënoi viktimën, duke shpallur të pafajshëm Rezart Taçin. Dhe tani ky person më ka paditur mua, pra viktimën e dhunës së tij, duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim. Po ashtu ka paditur dhe padit çdo njeri që flet ndonjë gjysmë fjalë kundër tij, duke përshirë ditët e fundit dhe një deputet tjetër të opozitës. Ky imponim i tij i dhunshëm mbi drejtësinë natyrisht ka bazë fuqinë e tij të përkohshme financiare dhe faktin që mban në vend të parë të makinës fotografitë me Liri Berishën, dhe gjithë politikanët që paguan duke zgjatur kokën pas tyre të bëjë ndonjë foto. Ka marrë me qera një ekran televiziv, duke e kthyer dhe atë në një mensë popullore qokash për këdo që do të jetë rehat me pushtetin dhe vazhdon të shantazhojë këdo që thotë të vërteta ndaj tij. Bie në Tiranë Real-in që të dalë në fotografi me Bamir Topin, bie Gorbaçovin të dalë në fotografi me Berishën, bie Sheri Blerin të dalë në fotografi më Lirinë dhe nga ana tjetër legjendat për evazionin e tij fiskal bëhen të mahnitshme.

Drejtësia shqiptare, tërësisht e fokusuar tek politika dhe qokat ndaj saj, shikon fotografitë e tij dhe vazhdon punën duke dënuar gazetarët dhe deputetët që guxojnë të ngrejë zërin ndaj kapjes së shtetit nga ky njeri. Me këtë kriter Sali Berishës, që e ka akuzuar si trafikanti më i madh i naftës në Ballkan, nuk do ti mjaftonin paret që kanë bërë fëmijët për ti paguar gjobat që mund të merrte sikur drejtësia të ishte e keqkatandisur siç është tani.

Kësaj mode së fundmi po i ngjiten dhe deputetë si Kastriot Islami, i cili ka njoftuar se do të padisë Sokol Ballin se është tallur me emrin e tij. Me një inkurajim kriminal nga drejtësia, që mezi pret fletëthirrje për deputetë opozitarë apo gazetarë kritikë, shoqëria shqiptare po futet nën thundrën e një dhune të re mizore, që është dhuna financiare e pushtetit përmes gjykatave të korruptuara. Të njëjtat gjykata dhe gjykatës nuk e dënojnë Sali Berishën kur shan me libër shtëpie deputetët dhe gazetarët, kur bën akuza monstruoze personale deri dhe çfarë bëjnë në krevat kundërshtarët e tij. Ato mbyllen ose me procedurë, ose me mungesë të bazës ligjore. Kështu u mbyllën paditë e ngritura ndaj tij nga botuesit Dulaku e Kokëdhima si dhe nga nëna e liderit të opozitës, Aneta Rama.

Por problemi nuk është se kemi një pushtet, i cili ka korruptuar drejtësinë. Problemi është më i rëndë se kaq. Ne kemi një infrastrukturë të tërë të drejtësisë, e cila përgjon orekset e politikës për një gjah të tillë dhe rri gati. Fatkeqësisht këta gjyqtarë dhe kjo infrastrukturë mafioze e gjyqësorit nuk është as e majtë as e djathtë, por thjesht mafioze. Për mua ishte një gjë shumë fyese propozimi dhe shfaqja e emrit të Dhori Sollakut në listën e Asamblesë së Partisë Socialiste në opozitë. Ajo parti po masakrohet nga drejtësia dhe gjykata, ajo parti po futet në krizë identiteti nga fakti se bashkëpunëtorët më të afërt të Dhori Sollakut po mbyllin si sekserë çështjet më të nxehta të krimit të lidhur me politikën siç është çështja Basha apo çështja Mediu, dhe ky kokoroc gjen ato orët pasive të Edi Ramës, ku nuk ka nerva të dëgjojë për të vjetër dhe të rinj, dhe hap dyert dhe për ata që po e çojnë PS drejt fitores, dhe për ata që e kanë çuar një herë drejt humbjes.

Gruaja e tij, një gjyqtare që ka dhëne vendime tërësisht korruptive dhe tendencioze, ka së paku dy raste të qarta të abuzimit të saj me detyrën kundër lirisë së medies. Rasti i parë është ndaj meje dhe gazetës Tema, gjoba e bashkuar ndaj të cilave shkon 300 milionë lek të vjetra. Ne ia kemi fituar gjyqin në shkallë të parë, ku ajo pretendonte se i kishim shkaktuar tumor në mitër nga shqetësimet që i kanë sjellë artikujt tanë lidhur me dyshimet e bazuara që kemi për moszbardhjen e çështjes së vrasjes së shoferit të saj, edhe pse burri i saj ishte Prokuror i Përgjithshëm. Zyra e tij shpalli një pistë të dyshimtë lidhur me të ashtuquajturën Hakmarrje për Drejtësi, njësoj siç i shpikte Berisha, dhe kur erdhi puna tek ekstradimi, dërgoi qëllimisht dokumente të gabuara në Interpol në Bruksel që të mos ballafaqohej kurrë me të akuzuarin prej tij. Çështja nuk u zbardh kurrë, dhe të vetmit njerëz të dënuar për ata vrasje tani jemi unë dhe gazeta Tema që kemi kërkuar të zbardhet vrasja. Ne e fituam gjyqin në shkallë të parë duke dalë të pafajshëm edhe për shkak të faktit grotesk se nëse tumori në mitër shkaktohet nga shkrimet e mia, unë jam gati të paguaj gjobat se mund të bëhem milioner nga patenta mjekësore që paska zbuluar gjykatësja. Unë dola i pafajshëm. Por Zengjineja ka bërë një gjyq të fshehur në Apel, pa na njoftuar, duke ia dhënë çështjen një tresheje gjyqtarësh, që së fundmi janë bërë të famshëm se kanë liruar një trafikant droge turk, që akuzohet për gjysmë toni kok

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›