Shkrumbohet banesa ne Fushe-Kuqe
KURBIN - Nje shtepi njekateshe u shkrumbua ne lagjen Patok te komunes Fushe-Kuqe ne Kurbin. Sipas banoreve te saj shkak ka qene mbingarkesa ne rrjet dhe shkendija elektrike. Ka qene nje fqinj i pronarit te shtepise qe ka njoftuar familjaret me telefon se nga catia e baneses po dilnin flake. Isha zgjuar deri rreth ores 2330 minuta. Disa minuta me pas me njoftoi me telefon fqinji im se po me digjej shtepia. Dola menjehere jashte dhe njoftuam zjarrfikesen por mberriti me vonese kur gjithcka ishte shkrumbuar u shpreh Rrok Marshi pronar i shtepise se djegur. I zoti i shtepise kerkon te kryhet hetimi pasi sipas tij banesa ishte djegur per shkak te energjise. Jam ne qiell te hapur. Shtepia ka 33 vjet qe eshte ndertuar por mundi i gjithe jetes u dogj u shpreh me tej Marshi. r.n