Shkrumbohet një apartament në Gjirokastër, zjarrëfikësit i shpëtojnë jetën çiftit të të moshuarve

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Gjirokastër duke shkrumbuar të gjithë apartamentin dhe orenditë shtëpiake.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodra e Shtufit para pak dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ato të zjarrëfikësve të cilat kanë reaguar duke izoluar.
Menjëhere ndersa zjarri po gjeneronte, zjarrefikesit kanë evauuar çiftin bashkëshortor të moshuar duke i shpëtuar atyre jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.