Besa, puna gjysmë e kryerBesa fitoi 1-0 në transfertë kundër Laçit në Lezhë. Midis dy ekipeve nuk ka asnjë rast kualifikimi direkt.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Besa fitoi 1-0 në transfertë kundër Laçit në Lezhë, dhe duket se ka një avantazh jo të vogël ndaj laçjanëve me të cilët luan po në Kategorinë Superiore dhe i mjafton edhe një barazim i bardhë.
NDESHJA E PARË
Besa fitoi 1-0 me Laçin në takimin e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Takimi u luajt në stadiumin e qytetit të Lezhës në orën 13:00. Golin e vetëm të takimit e realizoi mesfushori Artion Poçi në minutën e 30-të me një goditje të lirë.
KUALIFIKIMET
Midis dy ekipeve nuk ka asnjë rast kualifikimi direkt. Është luajtur vetëm një ndeshje, më 16 gusht të vitit 1982. Të dyja skuadrat bënin pjesë në një grup dhe ndeshja u luajt në Kavajë, kavajasit fituan 4-0: Kuriu (2), Dekaveli (1) dhe Collaku (1) ishin dhe autorët e golave.
RRUGA
Besa eliminoi në këtë tur Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Laçi eliminoi në turin e parë Besëlidhjen e Lezhës me dy fitore (2-1, 4-1).
ÇEREKFINALET
Besa ka marrë pjesë 21 herë në çerekfinale. Besa e ka fituar një herë Kupën e Shqipërisë, por ka humbur 6 finale të tjera. Laçi nga ana e tij 2 herë.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E PARA
GRUPI A
Laçi- Besa 0-1
Shënues: / Poçi 30’
Numri i klikimeve - 972
E Marte, 08 Dhjetor 2009