E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, fitore e vuajtur me Kastriotin

Elbasani arriti një fitore të vuajtur me Kastriotin falë një goli të shënuar nga veterani Gentian Stojku në minutën e 50-të (goli i dytë i tij në sezon pas atij me Tiranën 2-2). Elbasani ka humbur shumë nga imazhi i ekipit kampion duke bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese para sportdashësve të vet edhe pse në tri ndeshjet e luajtura në shtëpi ka mundur të marrë 7 pikë (dy fitore dhe një barazim). Kastrioti në katër ndeshje ka arritur dy barazime brenda dhe dy humbje jashtë shtëpisë.
ELBASANI 1
KASTRIOTI 0
Shënues: G. Stojku 50'
Gjyqtarë: M. Metohia, I. Shima, D. Koreshi.
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
10 ndeshje: 5 fitore Elbasani, 2 barazime, 3 fitore Kastrioti. Golat: 9-6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›