Spahiu provokon “largimin” e Dumitreskut

Dy ndeshje në shtëpi, dy fitore. Kjo mund të thuhet për Luftëtarin e Ilir Spahiut që arriti të mposhtë Apoloninë që pësoi humbjen e tretë në katër javë, duke mos grumbulluar qoftë edhe një pikë të vetme në transfertë në dy përballjet me ekipet tjera të ngjitura në Superligë: Flamurtarin dhe Luftëtarin. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi me përvojë Arlind Nora pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë (goli i dytë sezonal i Norës).
Lufëtari, i ish-trajnerit të Apolonisë sezonin e kaluar, Spahiut, me fitoren ndaj fierakëve siguroi një tripikësh me shumë vlerë, ndërsa trajneri rumun i Apolonisë, Silviu Dumitresku është në pikpyetje të madhe përsa i përket vazhdimit të tij. Në javën e arshshme Luftëtari do të jetë mysafir në Durrës ku do të ndeshet me Teutën, ndërsa Apolonia pret Besën.
LUFTËTARI 1
APOLONIA 0
Shënues: Arlind Nora 50'
Gjyqtarë: L. Jemini, A. Lamce, F. Lamaj.
Stadiumi "Luftëtari", Gjirokastër
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
42 ndeshje: 15 fitore Luftëtari, 8 barazime, 19 fitore Apolonia. Golat: 58-57