Shkumbini i ndotur si Lana
Specialistet e Shendetit Publik ne qarkun e Elbasanit u bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë plazhin në ujërat e lumit Shkumbin. Ky lume dikur i njohur per pastertine e ujërave te tij tashme eshte i paperdorshem dhe shkak jane ujërat e zeza qe derdhen ne te nga qytetet si Perrenjas, Librazhd, Elbasan, Peqin dhe shume komuna. Gjithashtu edhe nga sasia e madhe e mbeturinave urbane qe shkarkohen ne ujerat e lumit.
"Kemi filluar të bëjmë edhe ekzaminimin e ujërave të lumit Shkumbin edhe te grykederdhjes se Devollit. Lumi Shkumbin është me tepër problem për zonën poshtë Elbasanit", tha Bujar Kllogjeri, drejtor i Shëndetit Publik në këtë qytet.
Elbasani vazhdon të mbetet faktor në ndotjen e lumit, pasi fusha e plehrave ndodhet buze lumit prej disa dekadash dhe lengjet e plehrave qe leshohen kur bie shi, shkarkohen direkt ne Shkumbin. Edhe mbetjet e Metalurgjisë, që janë ankoruar fare pranë lumit, sjellin pasoja negative për ujin, duke shkaktuar zhdukje të faunës dhe florës.