Meta: Prokuroria ndaj meje veproi si celulë politike

Meta e komentoi si normal vendimin e Gjykatës së Lartë për të vazhduar gjykimin ndaj çështjes së video-përgjimit, duke shtuar se ishte Prokuroria ajo që nuk ka pasur për qëllim të zbardhë ngjarjen, por të veprojë vetëm për arsye elektorale.
"Prokuroria ka shpërdoruar dhjetëra mijëra dollarë për ekspertiza të qëllimshme, të paligjshme dhe të pavlefshme", theksoi Meta.
Sipas tij, organit të akuzës i është ndaluar të zbardhte të vërtetën, sepse nuk mund të dilte e vërteta para zgjedhjeve të 8 majit. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaron se do të shfrytëzojë legjislacionin shqiptar dhe evropian për të fituar ndaj Prokurorisë, që sipas tij, ka kryer vepra penale.
Një ditë më parë Kolegji Penal dha vendimet për kërkesat paraprake të mbrojtjes, duke rrëzuar atë më kryesoren, të pushimit të çështjes penale.
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, akuzohet nga Prokuroria për korrupsion aktiv, akuzë kjo që ka lidhje video-përgjimin e realizuar në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti.
Seanca e radhës më 22 korrik do të fillojë me një listë dëshmitarësh, ku i pari në radhë do të jetë zoti Prifti, i cilësuar si dëshmitari kryesor në këtë çështje dhe me radhë pas tij një numër biznesmenësh, si: Rezart Taçi, vëllezërit Ymer e Skënder Tola, Agim Rrapaj, e të tjerë.
Prokurorisë i janë pranuar të gjitha provat e tjera, si video-regjistratori i zotit Prifti, apo edhe transmetimi i videos në Top Channel, si dhe i gjithë dokumentacioni përkatës i tenderave të zhvilluar në Ministrinë e Ekonomisë.
Ndërsa mbrojtjes i është pranuar një ekspertim i video-regjistruesit dhe regjistrimit të bërë në Itali, si dhe procedura e kërkesës së Prokurorisë në vitin 2002 për heqjen e imunitetit të zotit Prifti. /Start/
2011-07-12 12:52