Shkumbini konsolidon “Europën”Roland Dervishi shënoi një gol të shpejtë në harkun e dhjetë minutave (i kontestuar goli nga lushnjarët), duke zhbllokuar shumë shpejt rezultatin e duke i dhënë qetësinë e duhur Shkumbinit për të administruar lojën

Shkumbini vazhdoi të mos falë pikë në Peqin, kësaj radhe “viktima” ishte Lushnja. Roland Dervishi shënoi një gol të shpejtë në harkun e dhjetë minutave (i kontestuar goli nga lushnjarët), duke zhbllokuar shumë shpejt rezultatin e duke i dhënë qetësinë e duhur Shkumbinit për të administruar lojën deri në fund të takimit. Kapiteni i Lushnjës, Gentian Çela goditi shtyllën. Formacioni i Gugash Maganit ndodhet në vendin e katërt, me 44 pikë, katër më pak se Dinamo e vendit të tretë, dhe fakti që bën pjesë edhe në “katërshen” e Kupës, e bën më të sigurt një vend në Ligën e Europës. Kjo ishte fitorja e 14-të historike në 28 ndeshje me Lushnjën (8 fitore).
E Shtune, 18 Prill 2009