Shkumbini "mbyt" KastriotinShkumbini kaloi për herë të 10-të në historinë e tij në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Shkumbini kaloi për herë të 10-të në historinë e tij në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur 1-0 në ndeshjen e kthimit Kastriotin, ndërsa rezultati i përgjithshëm shkoi në 2-1 për peqinasit.
NDESHJA
Hetlem Capja shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 5-të për Shkumbinin, ndërkohë që Rigers Hoxha i Kastriotit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-t. Takimi i parë ishte mbyllur 1-1. Shqiptaro-kroati Pllumb Jusufi shënoi pa kaluar minuta e parë për Kastriotin, por Shkumbini vendosi e ekuilibrat në minutën e 12-të kur Ilirjan Çaushaj barazoi nga pika e bardh
KUALIFIKIMET
Midis tyre dy skuadrat janë ndeshur më parë vetëm në vitin 1948, kur peqinasit kaluan më tej falë fitores 3-2. Ky është rasti i dytë që ato ndeshjen në Kupën e Shqipërisë dhe sërish u kualifikua Shkumbini.
RRUGA
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin. Në turin e tretë, Shkumbini do të përballet me Dinamon. Takimi i parë do të luhet në Peqin, më 3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt në kryeqytet.
NDESHJET E KTHIMIT
DATE 09.12.2009
GRUPI A
Shkumbini-Kastrioti 1-0 (1-1)
Capja 5’
Karton i kuq: 54’ Hoxha
Rezultati i përgjithshëm: 2-1
Kualifikohet: Shkumbini
SHKUMBINI
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 3 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë
Numri i klikimeve - 4
E Enjte, 10 Dhjetor 2009