Paqe me Laçin, por kalon BesaBesa nuk e pati dhe aq të lehtë kualifikimin me Laçin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Besa nuk e pati dhe aq të lehtë kualifikimin me Laçin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi takimi i kthimit u mbyll me shifra të barabarta 1-1, ndërsa rezultati i përgjtithshëm 2-1.
NDESHJA
Talenti i ri i shkollës kavajase, Sokol Cikalleshi shënoi i pari në minutën e 29-të, përpara se Emiljano Veliaj, një ish-lojtar i Besës të barazonte në minutën e 57-të. Takimin e parë Besa e fitoi 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi mesfushori Artion Poçi në minutën e 30-të me një goditje të lirë.
KUALIFIKIMET
Midis dy ekipeve ky është rasti i parë me kualifikimi direkt, dhe këtë e arriti Besa. Më parë është luajtur vetëm një ndeshje, më 16 gusht të vitit 1982. Të dyja skuadrat bënin pjesë në një grup dhe ndeshja u luajt në Kavajë, kavajasit fituan 4-0: Kuriu (2), Dekaveli (1) dhe Collaku (1) ishin dhe autorët e golave.
RRUGA
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Besa eliminoi Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Në turin e dytë eliminoi Laçin: fitoi 0-1 në takimin e luajtur në Lezhë dhe barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit në Kavajë. Në turin e tretë Besa do të përballet me Tiranën. Takimi i parë do të luhet në Kavajë, më 3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt.
NDESHJET E KTHIMIT
DATE 09.12.2009
GRUPI A
Besa-Laci 1-1 (0-1)
Cikalleshi 29’/ Veliaj 57’
Rezultati i përgjithshëm: 2-1
Kualifikohet: Besa
BESA
Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 10 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë
NDESHJET E KTHIMIT
DATE 09.12.2009
GRUPI A
Tirana-Lushnja 2-1 (2-2)
Ahmataj 22’, Sina 82’/ Arbëri 92’
Rezultati i përgjithshëm: 4-3
Kualifikohet: Tirana
Dinamo-Bylis 3-0 (0-1)
Muça 21’, Bakaj 86’, Soza 88’
Karton i kuq: Putincani 70’
Rezultati i përgjithshëm: 3-1
Kualifikohet: Dinamo
Shkumbini-Kastrioti 1-0 (1-1)
Xhafa 5’
Karton i kuq: 54’ Hoxha
Rezultati i përgjithshëm: 2-1
Kualifikohet: Shkumbini
Besa-Laci 1-1 (0-1)
Cikalleshi 29’/ Veliaj 57’
Rezultati i përgjithshëm: 2-1
Kualifikohet: Besa
TURI I TRETË I KUPËS
Besa-Tirana
Shkumbini-Dinamo
3 dhe 17 shkurt 2009
Numri i klikimeve - 6
E Enjte, 10 Dhjetor 2009