E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini siguron Superligen, bie Luftetari

Nga Irgis Hysenaj
Shkumbini – Besa 3-1 8' Rizvanolli 23 Mustafaj, Bubeqi 82 / 1' Sinani Fitorja ndaj Besës i ka dhuruar Shkumbinit qëndrimin në katëgorinë e më të mirave. Peqinasit kanë fituar me rezultatin 3-1 ndaj kavajasve, duke i dhënë fund kështu vuajtjeve të tyre të gjata në luftën për mbijetesë në Superligë. Goli i parë i takimit ka ardhur që në sekondat e para të ndeshjes. Ka qenë lojtari i Besës, Sinani, i cili ka bërë të heshtë i gjithë stadiumi. Megjithatë goli i pësuar shumë shpejt nuk i dëmtuar aspak peqinasit, të cilit nisin sulmet në kërkim të barazimit. Pas disa aksioneve të rrezikshme, vjen edhe barazimi për peqinasit. Autor ka qenë Rizvanolli, i cili ka shënuar në minutën e 8' të ndeshjes. Por vendasit kanë vazhduar që të sulmojnë në kërkim të avantazhit. 15 minuta më vonë vjen edhe goli i dytë i takimit, i cili është shënuar nga Mustafaj. 45 minutat mbyllën me rezultain 2-1. Në pjesën e dytë të lojës vendasit u treguan më të qetë për të mbrojtur rezultatin. 8 minuta përpara përfundimit të ndeshjes do të vijë goli i sigurisë i shënuar nga Bubeqi, që do ti sigurojë Shkumbinit qëndrimin në Superligë. Luftëtari – Dinamo 0-2 10' Shameti (autogol), Pejic 89 Dinamo ka fituar në Gjirokastër kundër Luftëtarit, duke e cuar skuadrën vendase me një këmbë në Kategorinë e Parë. Edhe pse vendasit kërkonin me ngulm fitoren, blutë janë treguar të kujdesshëm dhe kanë marrë tre pikët e radhës ndaj gjirokastritëve. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 10'. Futbollisti i skuadrës vendase Shameti ka bë ka bërë autogol, duke cuar kështu në disavantazh skuadrën e tij. Më pas miqtë janë treguar të kujdesshëm në mbajtjen e rezultatin. 45 minutat e para kanë përfunduar 0-1 për miqtë. Edhe pjesa e dytë nuk ka dhururar shumë emocione. Dinamoja është mbrojtur mirë, ndërsa Luftëtari nuk ka mundur të barazojë. Goli i "nok autit" ka ardhur në minutën e fundit të kohës së rregullt. Ka qenë Pejic ai që ka vulosur ka ardhur në minutën e fundit të kohës së rregullt. Ka qenë Pejic ai që ka vulosur humbjen e Luftëtarit, që tashmë është shuëm afër Kategorisë së Parë. Kastrioti – Elbasani 1-1 Caca 33/ Merkoci 67' Një barazim ndaj Elbasanit i ka mjaftuar Kastriotit që të sigurojë qëndrimin në Superligë. Ndeshja ka përfunduar me rezutatin 1-1. Kanë qenë vendasit që kanë shënuar golin e parë të takimit, i cili ka ardhur në minutën e 33'; të ndeshjes i shënuar nga Caca. 45 minutat e para përfundojnë me avantazhinn e vendasve. Në pjesën e dytë të lojës, Kastrioti është përpjekur të mbrojë rezultatin, ndërsa miqtë janë shfaqur rezikshëm në disa aksione. Në minutën e 67' vjen goli i barazimit me autor Merkocin. Në minutat e mbetura skuadrat janë mbrojtur mirë, duke moslejuar pësimin e golave të tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›