Kastrioti, dominojnë largimet

www.albania-sport.com - Kastrioti ia doli të mbijetojë në Superligë falë fitores 1-0 në play-out me Lushnjën (gol i Abrazajt), por skuadra e trajnerit të rikonfirmuar Ramadan Ndreu, duket më shumë se e boshatisur.
Mbrojtësi gjirokastrit Ylli Shameti (25 vjeç, 30 ndeshje, 1 gol sezonin e kaluar) ka një ofertë nga Azerbajxhani i largët, ndërkohë që edhe mbrojtësi kroat Vinko Buden (24 vjeç, 17 ndeshje sezonin e kaluar) ka firmosur në Kroaci me Interin e Zagrebit.
Edhe mesfushorët, Antonio Rukavina (25 vjeç) dhe shqiptaro-kroati, Pëllumb Jusufi (22 vjeç, 30 ndeshje, asnjë gol) priten të mos jenë pjesë e Kastriotit për sezonin e ardhshëm.
Në planet e Kastriotit të presidentit Artan Djala janë vetëm mbrojtësi kroat Matko Djarmati (28 vjeç, 1 gol sezonin e kaluar) dhe sulmuesi kroati Ivan Babiç (26 vjeç, 6 gola sezonin e kaluar).
Kastrioti ka konfirmuar edhe dyshen sulmuese Oriand Abazaj (25 vjeç, 8 gola sezonin e kaluar) dhe Eleandro Pema (25 vjeç, 5 gola sezonin e kaluar).
Oriand Abazaj ishte dhe heroi i Kastriotit për sezonin e kaluar, pasi me golin e tij në play-out me Lushnjën, krutanët mbijetuan në Superligë.
Në mesfushë, Kastrioti ka mbetur vetëm me dy lojtarë: Erald Turdiun (25 vjeç, 24 ndeshje, 1 gol sezonin e kaluar) dhe Olsi Gocaj (21 vjeç, 31 ndeshje, 1 gol sezonin e kaluar)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili