E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkundet Guatemala

Një tërmet i fuqishëm, prej 7.4 shkallësh të Richterit, goditi të enjten Guatemalën. Raportet e para flasin për të paktën disa dhjetëra të vdekur.

Sipas BBC, dridhja kryesore është pasuar edhe nga disa dhjetëra tërmete më të dobëta, fuqia të cilëve shkonte deri në 5 shkallë të Richerit.

Presidenti i vendit, Otto Perez Molina, ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare, dhe i ka bërë thirrje popullit për evakuim nga ndërtesat e larta. Sipas BBC, të enjten është njoftuar për disa qindra persona të lënduar, dhe për shumë të tjerë të zhdukur për shkak se në disa pjesë të Guatemalës tërmeti ka shkaktuar edhe shembje të dheut. Dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas zyrtarëve policor, shumë rrugë janë mbuluar nga dheu, andaj është e pamundur që të dihet numri i saktë i viktimave, përderisa situata të mos vihet nën kontroll.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:35, sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte afro 23 kilometra nga qyteti bregdetar Champericoa. Dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Mexico City dhe në San Salvador.

Të enjten nuk ka pasur alarm për ndonjë tsunami.

"Ky është tërmeti më i fuqishëm në atë zonë që nga viti 1976. Fatmirësisht, dëmet nuk janë të mëdha sa atëherë”, theksoi presidenti Molina.

Tërmeti i vitit 1976, që kishte një fuqi prej 7.5 shkallësh të Richterit, shkaktoi 25,000 viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›