E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, rihapet pjesa e rikontruktuar e aeroportit ndërkombëtar

SHKUP- Në Shkup është rihapur sot pjesa e rikonstruktuar e aeroportit ndërkombëtar ‘Aleksandri i Madh’.

Rikonstruktimi kishte zgjatur 18 muaj, raporton Europa e Lirë.

Aeroporti i Shkupit, cilësohet si më i madhi në Evropën Juglindore, i gatshëm për t’i shërbyer katër milionë udhëtarëve në vit.

“Ëdhtë ditë e madhe për Maqedoninë, kur imazhi i saj ndryshon”, pasi aeroporti paraqet vendin kur udhëtarët se pari arrijnë aty”,- tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Aeroporti është modernizuar me një investimin prej 110 milionë eurosh nga kompania turke TAV.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›