UET hap shkollen doktorale
Universiteti Evropian i Tiranës hap shkollën doktorale. Ky është i pari institucion i arsimit të lartë privat në vendin tonë, që merr të drejtën e studimeve më të thelluara sic janë dhe doktoraturat. Administratori i UET, Henri Cili sqaroi se studimet e këtij cikli do të shtrihen në tre drejtime: në shkencat ekonomike, në të komunikimit dhe në ato juridike.
Ndërsa trupa e profesorëve - tha drejtori i shkollës doktoriale Ardian Civici - përbëhet nga 35 emrat më të kualifikuar në këtë drejtim. Ai shtoi se kërkimit shkencor do t’i bashkohen edhe lektorë nga shtete të tjera, të cilët kanë bërë emër në universitetet më prestigjoze të botës.
Julia Bardhushi