E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha apel ndertuesve Kujdes me borxhet

Qeveria do të krijojë lehtësi për ndërtuesit, duke ngritur një portal zyrtar në shërbim të këtyre bizneseve. Gjatë panairit të ndërtimit, kryeministri Sali Berisha takoi shoqatat e ndërtuesve, të cilëve u premtoi se ky portal do të shmangë burokracitë me të cilat ndeshen ndërtuesit në vendin tonë.

"Do punohet me intensitet për krijimin e portalit ku ju të nderuar biznesmenë të ndiqni, të monitoroni, cdo hall në të cilin kalon dokumenti apo kërkesa juaj me përpjekjen për tiu shkurtuar ato sa më shumë", tha kryemiministri Sali Berisha.

Shefi i qeverisë iu adresua ndërtuesve që të jenë të kujdesshëm edhe me borxhet. Sipas tij, Shqipëria është një model suksesi ekonomik, por kriza e fluskave financiare duhet të mos kalojë në krizën e borxheve.

"Nga kriza e fluskave financiare u kalua në krizën e borxheve është krizë më e thellë, jo se është më e madhe në përmasa, por se përmasat e sektorit publik janë minorene krahasuar me gjigantizmin e sektorit privat. Borxhi shqiptar nuk është problematik, është 59 për qind dhe do të mbetet kaq. Dhe në kontrollin e borxheve  me gjithë nevojat që kemi ne do të bëjm gjithcka. Së pari të mos rritet, së dyti sapo të na jepet mundësia e parë të kompletojmë dy tre projektet që kemi në infrastrukturë, do të bëjmë cdo gjë që borxhi të zvogëlohet, dhe rateingu i sistemit bankar shqiptar të përmirësohet, kreditimi për ju të ketë norma të tjera të interesit", vijoi kryeministri.

Sektori i ndërtimit u etiketua nga kryeministri si pjesë e zhvillimit kryesor të vendit. Sipas Berishës, 700 mijë bunkerë u zëvendësuan me vila dhe aktualisht Shqipëria disponon sipërfaqe banimi dy-tri herë më shumë se 20 vjet më parë.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›