Shkodër, Tafaj, inspektim promovues arsimit profesional
SHKODËR- Në kuadër të fushatës për promovimin e Arsimit Profesional për vitin e ri shkollor 2011-2012, mnistri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, vizitoi sot 3 shkolla profesionale në qytetin e Shkodrës.
Ndalesen e parë, ministri Tafaj e bëri në shkollën e mesme profesionale teknologjike “Hamdi Bushati”, ku i shoqëruar nga stafi pedagogjik, ai vizitoi disa nga repartet e punës së kësaj shkolle, si atë me makina qepëse industriale, repartin me makina qepëse shtëpiake dhe kuzhina mësimore.
Gjatë një prononcimi për mediat, ministri Tafaj e vlerësoi nga Shkodra shkollën e mesme profesinale “Hamdi Bushati”, si një ndër shkollat më të mira në Shqipëri, me një traditë mjaft të mirë në shumë degë të profilit.
"Kjo shkollë është pjese e një projekti që zhvillon qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë gjermane, projekti i arsimit profesional në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë", tha Tafaj.
Të përfshira në këtë projekt , Tafaj tha se janë shkolla Teknologjike, Industriale dhe Pyjore në Shkodër si edhe shkollat profesionale të Lezhës, Kukësit dhe Peshkopisë.
Kreu i Arsimit shqiptar e vlerësoi projekti për arsimin profesional si një ndër projektet më të suksesshme që po zhvillohet në Shqipëri, ku siç dihet, qeveria gjermane, tha ai, ka mbështetur arsimin profesional që në vitin 1992, ndërkohë që ky është projekti më i ri i filluar në vitin 2008 dhe do të vazhdojë .
Strategjia e zhvllimit të arsimit profesional, sipas Tafaj është një strategji që përfshin shumë aspekte. "Në radhë të parë ne do të investojmë me përparësi për të modernizuar infrastrukturën, për të kualifikuar mësuesit, dhe për ta përshtatur planin dhe programin mësimor, çka do të thotë, për të zhvilluar degë dhe profile në të gjitha shkollat e arsimit profesional në Shqipëri që i përgjigjen kërkesave të tregut të punës dhe të zhvillimit të ekonomisë në vendin tonë", theksoi ministri.
Për ministrin Tafaj, qëllimi kryesor mbetet shkollimi i të rinjëve dhe punësimi sa më shpejt i tyre pas përfundimit të studimeve.
(d.b/BalkanWeb)