Shkup, Gruevski letër Samaras: Na mbështesni për BE-në
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski i ka dërguar një letër kryeministrit të Greqisë, Andonis Samaras, ku i propozon mënyrat për tejkalimin e ngecjes në bisedimet për gjetjen e emrit të Maqedonisë, njofton gazeta "Dnevnik".
Gruevski propozon formimin e ekipeve të kryesuara nga ata personalisht, ku të jenë të përfshirë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, dhe të punojnë nën patronazhin e ndërmjetësuesit të OKB, Mathew Nimitz.
''Të dyja vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe njerëzore'', ka shkruar Gruevski dhe ''Maqedonia është e vendosur që këto marrëdhënie t'i mirëmbajë dhe t’i avancojë. Që kjo të realizohet, nevojitet të tejkalohen edhe dallimet që ka në marrëdhëniet midis dy shteteve'', thekson kryeministri i Maqedonisë.
“Në dëshirojmë që fqinji ynë jugor jo vetëm të mbështesë fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, por edhe të jetë partner në këto negociata. Pengesë për këtë është kontesti për emrin, ku Greqia ka fuqinë e anëtares së BE-së dhe NATO-s, ndërsa Maqedonia fuqinë e së drejtës ndërkombëtare'', thekson ai.