Shkup, KE përshëndet kthimin e opozitës në Parlament
Partia më e madhe opozitare, LSDM vendosi të heqë dorë nga kërkesa e saj për ngritjen e një komisioni parlamentar për kontrollin e shpenzimeve të parave të qytetarëve.
“Inkurajojmë të gjitha partitë politike të punojnë në frymën e konsensusit me qëllim që të ballafaqohen me të gjitha çështjet e hapura”, thuhet në reagimin e delegacionit të KE-së.
Lideri I LSDM-së, Branko Cervenkovski deklaron se vendimi I partisë së tij për t’u rikthyer në Parlament është marrë në kontekst të raportit të vjeshtës të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë.
“Me këtë rast plotësohet kushti për dialogun politik. Nuk duam të jemi alibi për raportin eventual negativ nga KE”, ka theksuar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, duke pranuar edhe votimin e rregullores së Parlamentit të propozuar nga maxhoranca si dhe pjesëmarrjen në takimet bashkërenduese tek kryeparlamentari.
LSDM thekson se përgjegjësja e vetme e problemeve me të cilat përballet Maqedonia është qeveria e drejtuar nga Nikolla Gruevski. Sipas opozitës, problemet më të theksuara me të cilat përballet vendi, janë gjykatat e politizuara, partizimi i administratës, korrupsioni, presionet ndaj medias, kriminaliteti dhe situata katastrofale ekonomike.
Lideri opozitar Branko Cervenkovski paralajmëroi aktivitete intensive për ndërrimin e kësaj qeverie, pas samitit të NATO-s në muajin nëntor. LSDM do të formojë Qeveri nën hije, në rast se do të përcaktohet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Por nga blloku politik shqiptar, partia opozitare PDSH vazhdon të bojkotojë Parlamentin, duke mos pranuar edhe thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për t`u rikthyer në institucionin legjislativ.