E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, LSDM refuzon Gruevskin:Jo zgjedhje të parakohshme

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } SHKUP- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, parti në opozitë, ka refuzuar propozimin e kryeministrit Nikolla Gruevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 13 tetor, si alternativë për dalje nga kriza politike, pas dështimit të punës së komisionit hetimor për zbardhjen e incidentit të 24 dhjetorit në Kuvend.

“VMRO-DPMNE-ja, pa asnjë arsye, krijon lidhshmëri mes raportit të komisionit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Formimi i komisionit ad-hok është obligim i marrëveshjes së marsit mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së. Formimi i këtij komisioni nuk është përgjegjësi vetëm e njërës apo partisë tjetër politike".

"Ajo për të cilën jemi marrë vesh, ajo që nga ne e presin qytetarët dhe ajo që nga ne e pret BE-ja, është raporti i komisionit, i cili do të jetë i nënshkruar, pranuar dhe zbatuar nga të dyja partitë politike”, ka deklaruar zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, duke paralajmëruar se opozita, me të gjitha format e mundshme, do të pengojë qëllimin e Gruevskit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, që, sipas saj, kanë për qëllim “ikjen e tij nga përgjegjësia për turpin që ka ndodhur më 24 dhjetor, kur deputetët e opozitës me dhunë u nxorën nga salla e Kuvendit”.

Veç kësaj, Sheqerinska ka thënë se ka edhe arsye të tjera që kanë shtyrë Gruevskin të propozojë zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë vetëm se alibi për kritikat që priten në raportin e Komisionit Evropian, për shkak të gjyqësisë partiake në Maqedoni, heshtjes së mediumeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të parave të buxhetit për qëllime partiake”, ka deklaruar zëvendëskryetarja e LSDM-së, informon europaelirë.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›