E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup: Policia sekuestron 44 kg heroinë

SHKUP- Policia Maqedonase ka konfiskuar 44 kg heroinë në vlerë prej më shumë se 2 milionë euro.
Heroina, e cila kishte destinacion tregun italian, u konfiskua në aksionin “Bosfor”, të cilin policia e Maqedonisë e kreu në bashkëpunim me policinë turke.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se ky ishte konfiskimi i pestë në kuadër të aksionit "Bosfor", dhe se deri tani janë konfiskuar më shumë se 210 kg heroinë në vlerë mbi 8.4 milionë euro.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›