E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busti i Bushit në Fushë Krujë, pritet të përfundojë në qershor

FUSHE KRUJE- Tre vjet pas vizitës së ish presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri dhe ndalesës së tij të vecantë në qytetin e Fushë Krujës, ky qytet ka vendosur ti japë emrin e tij sheshit qendror si dhe të ngrejnë një bust në nder të ish presidentit amerikan. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Fushë Krujës me miratim të plotë nga të gjithë anëtarët e tij.

Projekti për ndërtimin e platformës sëbashku me bustin arrin vlerën e 200 mijë dollarëve. Parashikohet që përurimi i bustit të bëhet në qershor të vitit 2010, që ëprkon dhe me 3 vjetorin e vizitës së Xhorxh Bushit në Fushë Krujë.
Përvec autoriteteve të larta të shtetit shqiptar , në ceremoninëe përurimit me këtë rast do të ftohet edhe vetë ish presidenti i Amerikës Xhorxh W Bush. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›