E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Demokracia vihet ne rrezik nese sdegjohet zeri i qytetareve

 “Sot z.Rama vazhdoi sërish përpjekjet për të përbaltur procesin zgjedhor.

Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira, transparente dhe zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri, ku gjithçka u shfaq drejtpërdrejt në ekrane”.

Kështu u shpreh kryesuesja e listës së këshilltarëve bashkiakë demokratë, Jorida Tabaku, gjatë një konference për shtyp.

Sipas saj, në këto zgjedhje morën pjesë 1 milionë e 600 mijë qytetarë duke bërë që zëri i tyre të dëgjohej, një pjesëmarrje rekord përsa u përket zgjedhjeve lokale.

“Komuniteti ndërkombëtar i ka vlerësuar këto zgjedhje në mënyrë të përsëritur.

Demokracia nuk është në rrezik kur numërohet çdo votë, demokracia vihet në rrezik nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve.

Demokracia funksionon më lehtë kur ka një diferencë të konsiderueshme në rezultat, por demokracia provohet kur ka një rezultat të ngushtë, dhe këto zgjedhje në Tiranë treguan forcën e demokracisë dhe të institucioneve të pavarura, duke ndjekur rrugën e ligjit që mundësoi dëgjimin e zërit të çdo qytetari.

Më shumë qytetarë votuan për kandidatin e Aleancës për Qytetarin që të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, por më e rëndësishme se kjo, është fakti se u dëgjua zëri i çdo qytetari”, shtoi ajo.

Duke përfunduar se “sot, cirku i z.Rama vazhdoi me akuzat e pabaza dhe me kërcënime ndaj institucioneve të pavarura.

“Rama e quan veprimin e KQZ të paligjshëm, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u urdhërua të numëronte dhe shqyrtonte votat nga Kolegji Zgjedhor, si rezultat i kërkesës ligjore që bëri vetë z.Rama.

Kjo është arsyeja pse të gjithë qytetarët në Shqipëri po pyesin;

Përse z. Rama kërkon të mbysë zërin e qytetarëve?

Përse z.Rama nuk pranon rezultatin e demokracisë?”, përfundoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›