Shkup, alarm i rremë për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

Një telefonatë anonime, që paralajmëronte se është vendosur një bombë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë në Maqedoni, ka shkaktuar panik tek punonjësit e këtij institucioni, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë ndërtesës.
Forcat e antiterrorit nxorën jashtë punonjësit e Ministrisë, por dhe të disa institucioneve që ndodhen aty pranë. Pasi kryen të gjitha kontrollet e nevojshme, policia konfirmoi se alarmi ishte i rrejshëm.
Pas rreth një ore, punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë u rikthyen në vendet e punës, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë autorin e telefonatës së rreme./Indeksonline./