E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, ambasadori Fuere takon Thaçin dhe Ahmetin



Ambasadori europian në Maqedoni, Ervan Fuere ka zhvilluar takim ditën e djeshme me dy liderët e partive kryesore shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Procesi i realizimit të reformave, zhvillimet e brendshme politike dhe rruga e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike kanë qenë çështjet kryesore që evroambasadori Fuere ka diskutuar me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ate të BDI-së, Ali Ahmeti. Agjencia e lajmeve shqiptare në Maqedoni, “Ina” bën të ditur se në takimin me Ahmetin është diskutuar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe angazhimin e kësaj partie në kuadër të qeverisjes së vendit. Ndërkohë, Thaçi dhe Fuere në qendër të vëmendjes kanë patur shqetësimet që PDSH i ka shprehur lidhur me qeverinë aktuale dhe angazhimet e saj, që siç thuhet bllokojnë proceset evrointegruese. Në selinë e PDSH-së, Fuere është njoftuar më detajisht me marrëveshjen e kësaj partie për një pakt të ri shqiptaro-maqedonas.

Greqi
Një i vdekur dhe përmbytje nga shiu

Në Greqi një person ka mbetur i vdekur ndërsa janë shënuar dëme të mëdha për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin, por në mënyrë të veçantë pjesën jugore të saj. Zona më e goditur është ishulli Euboea, ku disa fshatra përreth qytetit Kimi janë përmbytur duke lënë qindra vetë pa shtëpi dhe shumë zona nën ujë. Viktima mësohet se ishte një oficer policie 40 vjecar, i cili gjeti vdekjen pasi makina e tij ishte marrë përpara nga ujrat e rrëmbyeshëm.

13 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›